• |
ide | kryesore

Tiranë/ Lëviznin me armë dhe drogë me vete, në pranga dy persona

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, teksa lëviznin në kryeqytet me armë zjarri pistoletë, një armë të ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar të jetë e llojit “cannabis sativa”.

Nga njoftimi i Policisë, mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale: E. D., 33 vjeç dhe  E. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, të ndaluarit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe lënda narkotike.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *