• |
ide | kryesore

Supriza e Alex për suksesin e filmit për JLo (Foto)

Paparazzi, Slider



Pas një vere të gjatë, të mbushur me postime Instagrami dhe video të shkurtra nga filmi “Hustlers”, më në fund ai doli në kinema këtë fundjavë.

Për ju që nuk keni qenë në kinema këto dy ditë, kemi vetëm një spoiler për ju: Filmi është shumë i mirë, dhe Jennifer Lopez  përveçse luan në mënyrë perfekte një striptiste që pushton botën e Wall Street, ka marrë dhe kritika shumë të mira për performancën e saj, deri tani.

Dhe sigurisht partneri i saj, Alex Rodriguez, ka dashur ta urojë Lopez për këtë sukses dhe premierën e filmit, kështu që zgjodhi një mënyrë shumë origjinale për ta bërë këtë. Ai i dhuroi Jennifer një tortë, siç ndodh në këto raste, por të dekoruar me dy striptiste që kërcejnë, me emrin e filmit të shkruar dhe me disa 100 dollarëshe të vogla poshtë kërcimtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *