• |
ide | kryesore

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

1, Arkiva, Ide

Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë, pa lidhje me njëri- tjetrin.

I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi ai botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet (lexo këtu). Kaq është dashur që në stilin e tij, Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendë”, “Kur u ndanë kaq të ranë”, e të tjera ofendime të cilat bëhen shumë, po të bashkohen edhe me përgjigjet banale që u ktheheshin dialoguesve të tjerë.

Kjo copëz bisede, që haset rëndom në komunikimin në Facebook të kryeministrit, ngre në fakt disa pyetje: A është normale që një qytetar të kërkojë llogari se nuk duhet të na verbojnë vetëm veprat e Rilindjes por edhe paratë e shpenzuara për to? A nuk ka qenë pikërisht ky edhe standarti i socialistëve, kur ishin në opozitë (psh a nuk kanë thënë ata të njëjtën gjë për rrugën e Kombit)? A nuk meriton ky dyshim një përgjigje serioze nga një kryeministër serioz? A nuk duhet të ishte kjo llogaridhënie pjesë e bashkëqeverisjes me aleatin e vetëm, popullin?

Nëse nuk do të bëhej për këto qëllime, ç’kuptim do të kishte që kreu i qeverisë të shkojë e të përleshet në rrjetet sociale, me trutharë që nuk meritojnë përgjigje?

Pikërisht tek kjo pyetje e fundit qëndron edhe thelbi i këtij lloj komunikimi. Sepse, kur vepron kështu, Rama as nuk rrëmbehet, as nuk del nga kontrolli. Këtë gjë e provon më së miri edhe dëshmia e shumë redaktorëve që pohojnë se këto copëza dialogjesh i përcillen shtypit nga vetë zyra e komunikimit e kryeministrit. Këtë e përforcon edhe fakti se mediat pro qeveritare, i vendosin këto lajme në hapësira të dukshme dhe u bëjnë atyre një jehonë përtej të zakonshmes.

Pra, Edi Rama e ka këtë lloj incidenti në dialog, këtë shkëmbim permanent sharjesh e fyerjesh në strategjinë e tij të komunikimit.

Dhe pikërisht këtu kjo histori lidhet me një tjetër lajm të shpërndarë me zell nga mediat pranë qeverisë sot. Bëhet fjalë për atë batutën që kryeministri lëshoi në inagurimin e një shkolle të re: “Nuk do më shihni vetëm në ekranet e shtëpive tuaja, por edhe kur të hapni frigoriferin” (lexo këtu).

Lexo më tej:

Ku e vodhi Rama batutën me frigoriferin

Po pse i duhet Ramës kjo vetë- ironi? Pse duhet t’u kujtojë ai mbarë shqiptarëve se u shfaqet në TV me dendurinë e një sundimtari afro- aziatik? Pse nuk ka droje të lërë imazhin e njeriut që më shumë shet fjalë sesa punë?

Në fakt ai nuk do këtë. Ai e ka instiktin për të kuptuar se është bërë i neveritshëm me ERTV-në e tij dhe me gjithë mediat e mëdha që e kopjojnë fjalë për fjalë propagandën e tij. Ai e di që ajo që bën nuk është as normale, as demokratike. Dhe pikërisht ngaqë e kupton këtë, ai është i pari që vrapon për ta qesharakëzuar.

Loja e tij është e qartë: Mos e lër zemërimin dhe përbuzjen të ngjizen në forma serioze, por normalizoi ato duke i banalizuar.

Prandaj Edi rend i pari që tallet me Ramën që na është bërë si njeri i familjes përmes TV-ve, prandaj ai bën rrugaçin dhe fillon e shan kur e pyesin për çmimet e koncensioneve të rilindjes.

Pas gjashtë viteve degraduese në pushtet, kur nuk ka më asnjë justifikim të besueshëm dhe kur gjërat kanë degjeneruar deri në pikën ku propaganda nuk bën më fajde, Edi Ramës i ka mbetur vetëm kjo armë: ta shesi vesin si normal, duke na yshtur të qeshim me të.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Bolsheviket tani kane evoluuar – jane rrotkarizuar dhe simbil nuk kane më draper e çekan, por kar dhe bole.
    Rama eshte misherimi dhe personifikimi kryesor i tyre ne Ballkan

  2. Tamam ashtu. Mbaj mend, para disa vitesh, ne kulmin e kanabizimit te vendit, bente shaka ne asamble duke thene se socialistet pas drekave dhe darkave me droge e krimenele droge, ngrene dolli me gjak shqiptaresh, e vazhdonte tallej me te tjera gjera te tmerrshme qe rilindasit realisht i bejne. Ndoshta kete te gjakut nuk e bejne, por ishte pjese e butaforise si ne rastin e frigoriferit.

  3. enveri bar dhe öesh stalini,ju qelbesirat ne koor : parti enver o sa mor po na dhjen,tash rama mut u jep dhe ju kryeqelbesirat prap ne koor : parti edvin o sa mir po na dhin.

  4. Mendova se tha:” Kur të shkoni për të hedhur mbeturinat në mëngjes tek kazanët, aty do të jem edhe unë.” Ky do të ishte rasti më i bukur për ta kujtuar ose përmend kazanin, kujto ramën dhe anasjelltas. Kjo do të vlente sa dekorata që mendon t’i japë presidenti, kur të hapen negociatat pa kushte. Të na rrojnë kazanët se aty është vendi i meturinave!

  5. Shkrim koti.Teori pa praktike.Fitimtarit gjithmone I hane mutin ,e pickojne Pak mushkonjat por pa asnje dem.

  6. O Bushat,Rama e ka ne terezi or bab,po me opoziten e Bashes ça po behet se kane filluar ta dredhin si kurvat tani dhe po i luten Rames qe ti pranoje ne dialog,pse nuk ben nje shkrim kritik dhe autokritik per rrugen e gabuar qe ndoqi opozita duke dale nga sistemi e tani sorollatet si sateliti ne orbite jashte sistemit dhe pret lemoshe nga Rama per dialog,turp per opoziten,turp edhe per analista si puna jote qe benit thirrje per revolucion dhe na e kthyet Ramen ne mbret!!!

  7. Thuaji Shkullazit se akoma nuk e dime origjinen e prejardhjes,pamvaresisht e se nuk kemi buke te hame.Beni sa me shume shkrime qe asnje te mos i marri vesh.Po me Bashen dhe Moniken c”behet valle?Kur do ta hame torten me qershi nga Meta ,aman zamet si fle nje Xhuxh Prseident ne gjithe ate krevat qe ka bere per nje Ari…kur i ke te vjedhura te gjitha zoti te ben cungun dhe pa breke.Te fala fshatarit Shkular.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu