• |
ide | kryesore

Çështja Tahiri/ Reagimi ndryshe i Hajdarit: Mos u shqetëso Evropë…

Lajme

Kryetarja e grupit parlamentar të demorkatëve, Rudina Hajdari, e ka cilësuar si zhgënjyes për të gjithë popullin vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyës.

Sipas Hajdarit, Gjykata dështoi të bënte histori, duke dhënë një dënim të papërfillshëm dhe duke treguar se është ende në presionin e politikës.

Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës.

Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë”, shkruan Hajdari në një postim të sajin në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkohë që më herët, deputetja ka bërë një tjetër postim në llogarinë e saj në “Tëitter”, ku ironizon dënimin e Tahirit, përmes një mesazhi “të koduar” Evropës.

Mos u shqetëso Evropë, dërgesat do të nisin sërish së shpejti”, shkruan Hajdari në postim bashkëngjitur një fotoje të ish-ministrit.

 

 

Pas një seance maratonë ditën e djeshme, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministrin, që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

1 Comment

  1. Hajdari nuk rresht se mahnituri me gjetjet e saj. Me e fundit eshte epike. Ajo e tuit Europen te mos shqetesohet. “Mos u shqeteso Europe”….Mbahu vietnam..Kur te zbardhe nje dite..Nese nje dite do trokasesh ne porten tone..e te tjera si keto. Nese dikush do ti bente nje profil psikologjik Hajdarit, kushedi ne c’qiell te 17 do dukej se punon makina e mendjes se saj. Sigurisht qe punon e prodhon per vitin 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu