• |
ide | kryesore

Arrestohen personat që publikuan foton e trupit të Emiliano Sala

Paparazzi, Slider



Në muajin janar të këtij viti, futbollisti i njohur Emiliano Sala u shpall i humbur pasi ishte nisur në një udhëtim me avion, ndërsa një muaj më pas u gjet edhe trupi i tij i vdekur.

Humbja e tij tronditi botën dhe situata u rëndua më shumë kur në rrjet nisën të qarkullojnë foto të trupit të vdekur të futbollistit.

Fillmisht, fotot u publikuan nga drejtori i një kompanie në “CCTV” dhe punojësja e tij.

Christopher Ashford 62 vjeç dhe Sherry Bray 49 vjeç janë dënuar nga Gjykata Swindon Crown për shkak të publikimit të pamjeve të tmerrshme.

Ashford mori 4 muaj burg, ndërsa Bray u dënua me 14 muaj. Ata e pranuan përpara gjykatës se kishin shkelur ligjin.

Motra e 28-vjeçarit Sala ka rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar kur kanë parë pamjet e trupit të Emiliano-s pas vdekjes.

“Si mund të ketë kaq njerëz të ligë dhe të këqij si ata që publikuan foton? Pashë foto të trupit të vëllait tim në Instagram e kudo tjetër. Nuk i harroj ato foto, nëna ime vazhdon të jetë e shokuar!”- është shprehur ajo.

Emiliano Sala sapo kishte firmosur kontratën me Cardiff City, kur të gjithë u tronditën nga rrëzimi i avionit të tij më 21 janar të këtij viti.

Burimi: tiranapost.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *