• |
ide | kryesore

Klubet shqiptare buzëqeshin, lind Europa Conference League: detajet e kompeticionit të ri…

F1, Sport



Ishte bërë tashmë e ditur që nga 2021-i do të niste kompeticioni i tretë i UEFA-s për klubet, kushtuar kryesisht Federatave më të vogla. Në mbledhjen e Lubjanës është zyrtarizuar edhe emri, që do të jetë UEFA Europa Conference League. Objektivi i kompeticionit të ri është ai që të përfshijë sa më shumë skuadra nga disa vende për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes në futbollin evropian. Pas Champions dhe Europa League vjen edhe turneu i tretë, që lë përfundimisht emrin e Europa League 2, i cili ishte thënë dhe vendosur provizorisht gjatë fazës së planifikimit.

FORMULA
Kompeticioni i ri do të ribëhet kryesisht me strukturën e Champions dhe të Europa League dhe do të ketë ngjashmëri të ndryshme me turneun që shënon kupën e dytë kontinentale për klubet.
– Faza finale do të përbëhet nga 32 skuadra të ndara në tetë grupe me nga katër ekipe, të cilat do të vazhdojnë në 1/8 e finaleve, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.
– Do të luhet vetëm një fazë eliminimi përpara 1/8 të finaleve mes të dytave të secilit grup dhe të tretave të renditura në grupet e Europa Ligë.
– Ashtu si Europa Ligë, aktiviteti i ri do të jetë i përbërë nga 141 ndeshje në harkun e 15 javëve.
– Fituesja e Europa Konferencë Ligë do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në Europa Ligë sezonin pasardhës.
– Ndeshjet do të luhen të enjten. Nuk do të ketë asnjë ndryshim, pra, për sa i përket programit të Championsit (gjithnjë të martën dhe të mërkurën). Do të ndryshojë vetëm fasha e orarit për secilën ndeshje të Europa Ligë, që do të mund të jenë të paraprira deri në ora 16:30 të së enjtes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *