• |
ide | kryesore

Pse u ndalua përdorimi i Ranitidinës

Lajme, Të fundit



Ranitidina, medikamenti që përdoret për shqetësimet e stomakut, hiqet nga përdorimi edhe nga tregu farmaceutik në Shqipëri. Pas njoftimit të Agjencisë Europiane të Barnave se disa ilaçe që kanë në përbërje ranitidinë kanë elemente kancerogjene.

Agjencia Kombëtare e Barnave njoftoi tërheqjen e disa medikamenteve. Drejtues të saj u bëjnë thirrje mjekëve në spitale publike, private dhe në qendra shëndetësore të mos i japin me recetë Ranitidinën dhe barnat që përmbajnë këtë element.

Agjencia ka nisur kontrolle në farmaci dhe depo për zbatimin e këtij urdhri. Në rast se konstatohet tregtim i këtij medikamenti dhe barnave me përmbajtje Ranitidinë do të ketë masa ndaj farmacive.

Administrata Amerikane e Barnave dhe Agjencia Europiane e Barnave njoftuan se në barnat Ranitidinë apo me përmbajtje të këtij elementi, pas testeve laboratorike është gjetur lëndë kancerogjene.

Çfarë është Ranitidina?

Ranitidina frenon veprimin e histaminës duke ndalur sekretimin e acidit gastrik gjatë ditës si edhe gjatë natës në stomak. Ranitidina ul aciditetin dhe vëllimin e lëngut gastrik. Një dozë e vetme është e efektshme për më shumë se 12 orë. Pirja e duhanit ndikon në uljen e efektit të terapisë me ranitidinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *