• |
ide | kryesore

Osmani harron golin si partizanas: “Po shënova iu tregoj ndjesitë”

Sport



Mund të luash për të tashmen, por pa harruar asnjëherë të shkuarën. Këshillë që nuk e ka parasysh Tefik Osmani, i gatshëm të bëjë betejë në 90 minutat e derbit kryeqytetas kundër Partizanit. Në fakt, në një derbi asnjë lojtar nuk ka nevojë për karikim, aq më tepër një si Osmani që ka provuar edhe golin me të kuqtë. Por korcari emocionet i mban për vete, entuziazmin prêt ta përjetojë në një tjetër derbi: “Të shënosh gol është gjithnjë bukur – tha mbrojtësi -, por këtë herë më intereson vetëm të fitojë skuadra, kush bën gol pak rëndësi ka. Nëse do jem unë ai që do e shënoj, do iu tregoj ndjesinë”.

Korcari nuk e ka humbur ironinë që e karakterizon dhe kritikave të disa ish-futbollistëve, për golat e pësuar, i është përgjigjur ashtu si di ai: “I them shumë faleminderit të gjithë atyre që na këshillojnë dhe kritikojnë, sidomos ata që janë ish-futbollistë të Tiranës. Kritikat duhet ti dëgjojmë, të ulim kokën e të punojmë. Në një skuadër që sulmon, kur pëson gola është gjithnjë faji i mbrojtjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *