• |
ide | kryesore

Babai i Beyonce diagnostifikohet me kancer në gji

Paparazzi, Slider



Babai i Beyonce, Mathew Knowles është diagnostifikuar me kancer në gji.

67-vjeçari e bëri të ditur këtë gjatë një interviste me Michael Strahan, që do të transmetohet në emisionin “Good Morning America” të mërkurën.Mathew është një menaxher ekzekutiv, i cili menaxhoi grupin e famshëm “Destiny’s Child”, në të cilin bënte dikur pjesë vajza e tij.
Ai kohët e fundit zbuloi se ka një lidhje të ngushtë me vajzat e tij, duke thënë në fillim të këtij viti: “Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme si baba jo vetëm me Beyonce-n, por njerëzit harrojnë se kam një tjetër fëmijë të talentuar, të quajtur Solange, e cila është një fituese e Çmimit Grammy dhe ka pasur një album që është renditur numër një në top lista. Njerëzit priren të mendojnë se ajo nuk ekziston”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *