• |
ide | kryesore

Braçe merr në mbrojtje kreun e Kadastrës Durrës: Arrestimi i tij, akti i fundit i serisë së shantazheve dhe kërcënimeve ndaj tij

Lajme, Të fundit



Zv/ kryeministri Erjon Braçe vijon të zbulojë të vërtetën që fshihet pas arrestimit të Liridon Pulës me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës.

Në një dalje publike për median Braçe publikoi dokumente, mes tyre dhe kallëzimi anonim me të cilin prokurori në Prokurorinë e Pergjithshme, Arjan Ndoi ka nisur procedimin penal si shantazh ndaj Liridon Pules.

Braçe nënvizoi se madje prokurori ia ka fshehur gjykatës së Durrësit këtë kallzim.

Erjon Braçe: Të gjithë përfituesit nga lejet e ndërtimit apo marrëveshja mes tyre janë të padëmtuar. Ka kallëzuar një anonim që nuk ka lidhje me çështjen. Kallëzimi i është drejtuar prokurorit Arjan Ndoi dhe disa te tjereve qe nuk kanë lidhje me kallzime. Madje lëvdohet prokurori në këtë kallëzim. Ia kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ia fshehu dje gjykatës.”

Prokurori del zbuluar

Kallëzimi përbëhet nga 5 faqe dhe data e kallzimit korrespondon me fillimin e procedimit penal. Me e paimagjinueshmja është se në atë kallëzim përmenden nëpunës e ish nëpunës por jo Liridon Pula

“Në asnjë rresht të tij kallzuesi nuk përmend drejtorin e ASHK-se Durres, nuk e akuzon për paligjshmëri apo shkelje të detyrës.  Prokurori mashtroi gjykatën kur tha se pikënisje për hetimin tregoi drejtorinë e policisë Durrës, seksionin e krimit ekonomik e cila nuk ka dijeni dhe nuk ka kryer asnjë veprim.
Prokurori mashtroi kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarëve të truallit janë me % duke synuar të mbështesë akuzen per tjetersim te pasurise. Une kam kontratat dhe pjesa takuese është individualizuar me objekt për çdo pronar.

për çertifikatat e lëshuara nga kompanitë Lura nuk janë vënë kufizime. Unë verifikova dhe rezultojnë kufizimet e vendosura.

Prokurori mashtroi kur tha se kanë ndodhur 30 transaksione .. verifikova dhe në asnjë nga 90 njësitë e pronarëve të truallit të jetë nënshtruar një transaksion tregtar të jetë ekzekutuar Prokurori mashtroi gjykatën dje me dëshminë e një shtetasi anonim.”

Shantazhi
Brace thotë se arrestimi i tij është akti final i një serie të gjatë kërcënimesh dhe shantazhi një mujor që kishte nisur ndaj drejtorit të ASHK-së, Liridon Pula

“Ky është një krim që i ka marrë lirinë një shtetasi perj 4 ditësh. Dështim më të madh të sistemit të drejtësisë nuk ka . Ky është akti final i një serie të gjatë kërcënimi e shantazhi një mujor ndaj drejtuesit ASHK.  E shantazhuan herë me para.. sa të kushton vendi i punës ty. dhe herë tjetër brutalisht: Ik nga Durrësi dhe ik tani .. e arrestuan për ta mbajtur në burg; ik nga Durrësi

Ne deklaraten per median, qe zgjati gati 30 minuta, zv/kryeministri nënvizoi gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje gjaku dhe asnjë lidhje tjetër me drejtorin e ASHK-së, por se eshte detyre e tij “ti dalë për zot një nëpunësi shteti të ndershëm”. Gjithashtu nenvizoi se nuk ka njohur as prokurorin Arjan Ndoi dhe as gjyqtarët e këtij procesi deri ditën kur mësoi ngjarjen.

E vërteta që fshihet pas arrestimit të Liridonit

Braçe tregon se bëhet fjalë për kompleksin Lura 3

“Kompania Lura shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme përfshi dhe atë të koaliudimit, në marrëveshje dhe kontrata legale me pronarët  kompleksin “Lura 3″. Ka aplikuar për të regjistruar sipas ligjit çdo leje dhe për të çerfikuar çdo objekt me kufizime në çertifikatë për objektet që janë pjesë atakuese e pronarëve të truallit sipas marëveshjes respektive. Është shërbyer konform ligjit. Nuk ka lidhje as me grabitjes tokash në gjirin e Lalzit dhe as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar ndonjëherë më parë.”



14 Comments

  1. I besoj totalisht erjon braces. Eshte i vetem politikan me tru qe kemi. Qe njef procedurat, verifikon cdo gje vete. Divjaka deshmon per te.

  2. Qe ka shkelje ka! Kjo eshte e padiskutueshme. Shikoni pak tek currilat afer zones ku do behes porti i jahteve nga gjermanet. Shikoni si i kane bere rregjistrimet aty, kane rregjistruar toke ne dettttttttttt o brace. Kne rregjistruar parcela prone pa pronar dhe pa dokumenta. Plasi syte e shko kontrollo keto. Me kete nuk dua te them qe eshte faji i ketij te arrestuarit (edhe pse mund te jete i afermi yt) por detyre e tij funksionale me ligj eshte qe kur ka indicie dhe kerkesa duhet te vendose kufizime, perse nuk e ka bere???? perse lejon qe te vazhdoje nje gjendje kunderligjshmerie….? Apo ty te preket ndonje interes. Ke ne mes te Tiranes qe po bejne namin ne kadaster dhe ty nuk te vijne zerat si i gjithedegjueshem qe je. Nuk rregjistron dot pronen tende po nuk dhe Euro (jo lek)…. . Meqe muti eshte bere kala ne durres vetem ky eshte i kulluari dhe te tjeret jane te gjithe te korruptuar????? jo or jo edhe ky eshte ne tave me ta

  3. Ky miu ka bere verifikime, po pse o kone ciaua nuk ben verifikime edhe per raste te tjera apo ketu te dhimset kushuriri. Mire prokurori po gjykata me cfare dokumentash e arsyetoi arrestimin apo????. Shko mbushu me m…. t

  4. Persa kohe ne Shqiperi te sundojne partite banda ( Ps,,Pd,Lsi) as mos te shpresoje njeri per shtet te se drejtes.
    Ato jane parti mafioze te lidhura kryekeput e pazgjidhshmerisht me krimin ndaj tr besosh qe drejtesia do te vije prej tyre eshte sa naive aq edhe fatale.

  5. O Braqe, ti ndoshta s’ke lidhje fisnore dhe ndoshta nuk e njeh Pulen,por ti njeh vezen euro-dollar,or mik!!!

  6. Brace a mund te na thuash se perse Ilir Meta e pushoi nga puna gruan tende? Mos vidhte gje dhuratat qe vinin ne emer te kryeministrit? Kot me e dit sa per kulture

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *