• |
ide | kryesore

Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë

Lajme, Të fundit



Shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh.

7 gjimnazistë janë rikthyer në urgjencën e spitalit mbrëmjen e së premtes.

Pasditen e së enjtes, 3 tetor 2019,  26 nxënës u paraqitën në spital me simptomat e vjelljes, temparaturës dhe marrje mendësh, ndërsa prindërit denoncuan se shkaktari është fast-foodi pranë shkollës.

“Ne dyshojmë te ushqimet që shiten edhe brenda në shkollë, edhe jashtë përreth shkollës”, – thanë ata.

Deri mbrëmjen e djeshme shkoi në 50 numri i fëmijëve të paraqitur në urgjencën e spitalit.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë monstrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit./Ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *