• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga, aksidenti i merr jetën në vend të riut shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 22-vjecari shqiptar në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se viktimë ka mbetur i riu Andi Grori, me origjinë shqiptare dhe banor në Castelfranco Emilia, i cili ishte në timon.

Dy personat e tjerë, një 22 vjecar dhe një 21 vjecar, që ishin me të në makinë janë plagosur, njëri në gjendje kritike për jetën.

Policia që ka bërë hetimet në vend ka theksuar se në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi dhe dyshimet e para janë se shqiptari ka humbur drejtimin e mjetit, ose nga përgjumja, ose se në atë moment ka qenë i papërqendruar në timon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *