• |
ide | kryesore

Trendet e bukurisë që kanë ndryshuar ndër vite

F1, Stil


Reçipetat me mbushje

trende

Amerikanët dhe europianët kanë qënë shumë të shqetësuar, pasi shitjet e reçipetave me mbushje kanë rënë kohët e fundit. Këto janë zëvendësuar me braletat. Diferenca kryesore mes të dyjave është se braletat nuk kanë mbushje dhe kupa. Është në rregull t’i lesh të tjerët të shohin braletën tënde, kur ajo del nga kemisha . Rënia e kërkesës për reçipetat me mbushje mund të shpjegohet lehtësisht. Femrat modern preferojnë të ndihen comfort, në vend që të ndjekin standartet e bukurisë femërore.

Make up Mat – Make up me shkëlqim

Matte Make up
Sipas kërkesave dhe klikimeve në Pinterest, efekti i lëkurës me lagështirë ( Glossy ) do të bëhet një nga trendet më të mëdha kozmetike në 2019. Nga ana tjetër , vite më parë , lëkura e thatë ( Matte ) ishte në trend.

Lëkurë e nxirë – Lëkurë natyrale

Natural skin

Në vitin 2009, shumë të famshëm kërkonin të kishin lëkurë të errët si Victoria Beckham. Sallonet për nxirje mund të gjendeshin kudo, dhe gratë kishin tone bronzi të lëkurës edhe në dimër. Që atëherë, numri i salloneve për nxirje të lëkurës është ulur ndjeshëm dhe ka një arsye për këtë. Gratë moderne janë shumë të vetëdijshme për efektin negativ që ka rrezatimi për lëkurën. Shumë të famshëm kanë hequr dorë nga nxirja artificiale dhe kanë zgjedhur të duken më natyral.

Prerje asimetrike – Prerje bebi

Asymmetric haircuts

Modeli asimetrik i flokëve, ishte trendi i viteve 2009. Rihanna, Victoria Beckham, Miley Cyrus, Katie Holmes, dhe Paris Hilton kanë eksperimentuar me gjatësinë e tyre të flokut në këto vite. Trendi më i fundit i këtyre viteve do të jetë ajo që quhet prerja e bebit ose balluket e bebit, një prerje e shkurtër si një perde.

Rini e përjetshme – Plakje e zgjuar

Eternal youth

Botoksi dhe mbushësit ishin në kulmin e popullaritetit të tyre në fund të viteve 2000, kur këto procedura kozmetike u bënë më të përballueshme për gratë . Ne të gjithë mund të kujtojmë ballin pa asnjë rrudhë, gjestet e ngrira të fytyrës, dhe buzëqeshjet e tensionuara të të famshmëve që ishin shumë të apasionuar ndaj këtyre injeksioneve të bukurisë. Aktualisht, plakja është e modës. Ky është një koncept ku gratë mbesin të bukura pa fshehur moshën e tyre.

Flokët e lyer – Flokët natyral

Hair

Shumë pak gra në vitin 2009 nuk guxonin të lyenin flokët e tyre gri, të cilat ishin të lidhura me moshën e vjetër dhe me bukurinë e venitur. Megjithatë, thinjat varet nga gjenetika, dhe flokët gri nuk mund të lidhen me plakjen. Trendi i mbajtjes së flokëve natyrisht gri u shfaq në vitin 2016. Aktualisht, gjithnjë e më shumë gra preferojnë flokë gri në vend që t’i lyejnë ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu