• |
ide | kryesore

Batutës së Ronaldos për gruan e tij, Figo i përgjigjet me batutë: “Sidoqoftë, kur dal…”

Sport



Luis Figo ka qenë i ftuar, bashkë me gruan Helene Svedin, në programin “El Hormiguero”. Ish-futbollisti portugez është ngacmuar të komentojë një nga batutat më zbavitëse të kohës kur luante për Real Madrid me Ronaldo. Qarkullonin fjalë se Fenomeni i ishte përgjigjur presidentit Florentino Perez, që i kërkonte të moderonte daljet e pushimet, duke marrë shembull Figon, me këto fjalë: “Nëse do kisha gruan që ka Figo do qendrojë gjithnjë në shtëpi”. Figo ka komentuar batutën duke bërë një tjetër, po aq simpatike: “Ronnie e njoh dhe e dua shumë. Sidoqoftë, kur dal ndodh sepse gruaja ime fle”.

Sa për martesën, Figo tregon: “E njoha në Barcellona. Isha me disa miq që kishin një agjensi, ku ajo punonte. Herën e parë që e pashë ishte në një restorant, por nuk ishte aty që filluam të frekuentoheshim. Helene? Elegante, sensibël, e bukur, një mama e mrekullueshme e, mbi të gjitha, mendoj se është një njeri i aftë”. Ndërkohë, Luis ka mësuar të flasë suedisht e ka rrëfyer edhe sjelljet e tyre të “cuditshme”: “Më shumë se një herë kanë tentuar të më dehin në Suedi … unë vij nga jugu, por në fund u mësova”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *