• |
ide | kryesore

MotoGP/ Dëshimi i radhës i Valentino Rossi në kualifikuese, por Doktori ka një këshillë

Sport



Nuk ka qenë sigurisht një ditë e thjeshtë për Valentino Rossi, që gjatë kualifikueseve në Montegi nuk ka arritur të shkojë përtej reshtit të katërt: “Në provat e lira të katërta kam qenë mjaftueshëm mirë, në kualifikuese pista nuk ishte perfekte, por kemi shkuar të gjithë shumë fortë, të tjerët më shumë”. “Duhet të bëja më shumë në frenim. Në këtë fundjavë kemi duke provuar të bëjmë diçka për t’u përmirësuar në këtë aspekt, nuk është e lehtë, por do ta provojmë. Për nesër është gjithçka për t’u parë, sepse do të garojmë me goma të thata dhe do të jenë për t’u vlerësuar temperaturat për sa i përket zgjedhjes së tyre”, ka saktësuar “Doktori” për Sky Sport.

Piloti nga Tavuglia ka dashur t’i japë më pas një këshillë Yamahas në prag të vitit të ardhshëm: “Sipas meje duhet mbi të gjitha një motor që shkon më fortë në rrugë të drejtë dhe që gjithashtu të jetë më efikas në shpërndarje, sepse në anën e kundërt humbasim gjithmonë diçka. Jemi duke punuar shumë mbi elektronikën, edhe me disa inxhinierë të rinj italianë dhe jemi edhe duke bërë përparime të mira në këtë aspekt, por ka ende për të punuar shumë”.

I ndryshëm humori i shokut të tij Franco Morbidelli, që ka marrë vendin e dytë në kualifikuese: “Sot ka shkuar shumë mirë dhe duhet të falënderoj skuadrën për këtë, do të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”. “Skuadra është duke bërë një punë të shkëlqyer, jemi duke punuar mirë së bashku. Janë duke më dhënë një dorë shumë të madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *