• |
ide | kryesore

Sandy Walsh, futbollisti…më i kërkuar në botë: mund të grumbullohet nga gjashtë kombëtare!

Sport



Familja është një nga gjërat më të rëndësishme për një person. E këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët: jo vetëm për vlerat e respektit që duhet të mësojnë të transmetojnë, por edhe për të mbështetjen që marrin gjatë rritjes së tyre profesionale. E megjithatë ka një tjetër motiv për të cilin për futbollistin është e rëndësishme familja: zgjedhja e kombit. Një shembull të qartë e jep Sandy Walsh, mbrojtësi i Zulte Waregem.

ADN – Bëhet fjalë për një futbollist hollandez. Jo, një belg i ri. Ose anglez e… shumë gjëra të tjera. Sipas asaj që raporton English Players Abroad, që monitoron lojtarët anglezë jashtë kufijve, djaloshi mund të zgjedhë mes 6 kombëtareve në rast grumbullimi. Mbrojtësi, deri tani, ka luajtur me under në Hollandë, por nuk është grumbulluar ende nga Oranje. E falë ADN interesante mund të grumbullohet nga 6 skuadra kombëtare. Në fakt ai ka zgjedhur, atë të të atit.

FAMILJA – Walsh (që tingëllon afërsisht si “uellsian”, një nga kombëtaret që nuk mund ta grumbullojë) ka lindur në Belgjikë e ka luajtur tek Genk, por i ati është anglez, nga Kent, e ka rrënjë irlandeze. E ëma? Histori e gjatë: hollandeze me orgjinë indoneziane e zvicerane. Cifti ka administruar një klub ‘squash’ në Llorent në Francë, përpara se të transferohej në Bruxelles për të punuar në ambasadën angleze.

VENDIMI – Djaloshi, në fakt, dëshiron të luajë për Mbretëreshën… e Anglisë, sa për ta specifikuar. “Ndjek shumë futbollin anglez kështu që do të më pëlqente të luaja për kombëtaren angleze. Ajo që bëjnë ata është mënyra si e kuptoj unë futbollin. Im atë është tifoz i madh i Liverpool. Ëndërroj të luaj për Anglinë”. Sa për qartësi, Walsh mund të luajë për Belgjikën (vendi i lindjes), Hollanda, Indonesia e Zvicra (nga ana e të ëmës), Anglia e Irlanda (nga ana e të atit). Por vendimi i tij duket se është marrë. Tani mbetet për të parë nëse Anglia do ta përzgjedhë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *