Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur përmes dy postimeve në llogarinë e tij në “Twitter”, reagimit të kryeministrit Edi Rama, ndaj kërkesës së tij për t’u dorëhequr pas vendimit refuzues të Këshillit Evropian për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Sipas Bashës, moshapja e negociatave është dështim i kryeministrit, i cili tashmë duhet të pranojë përgjegjësinë.
Dy postimet e Bashës:
Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha në Tëitter.
Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.
Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?
Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.
Më herët, Rama ndau me ndjekësit e tij në “Facebook”, ku citonte kreun e Këshillit, Donald Tusk, i cili pas komunikimit të vendimit, u shpreh se mungesa e unanimitetit të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave, nuk ndodhi për faj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. “Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut”, tha Tusk.
Përbri këtij citimi, Rama pati vendosur një fjali nga deklarata e Bashës paraditen e sotme, i cili e konsideroi moshapjen e negociatave si dështim të qeverisë. Bashkëngjitur postimit, Rama shkruante me ironi “PA KOMENT”.
Po nuk dha rama dorheqje ,duhet ngref qadra direkt ,qy t fitoj liridemokracia.
Bukur e ke thon, ta ngrefim bre burre i dheut me ne krye Grida Sumen.
E KE VESH MINIFUNDIN OJ KURVE E KUQE?
IK QIU TANI
te shava nga motra, epo motren mu ne pidh e farefis e ca ke. suflak i shqupit
Eshte koha qe intelektualet me te spikatur te behen bashke per te konkuruar si persona publik te pa parti,jo ish-a,as sorosiane.Eshte koha qe vlera te bashkohet! .Nuk duam me parti, por njerez te zot me integriitet qe duan e sakrifikojne per familjen,atdheun,kombin, qe besojne ne Zot dhe identitetin kombetar!
Eshte koha e vlerave.
Ngrehina e sketerrshme antikombetare 86 – vjecare duhet te shembet tani!
Rama eshte vetem nje jashtqitje e kombit dhe gjithe ata qe kullosin me te!
Indiference totale per kete jashqitje!