• |
ide | kryesore

Portet me koncesion, PD nxjerr emrat: Rama ua dha krimit dhe oligarkëve

Lajme, Të fundit



Pas lajmit për dhënien me koncesion të portit në Kepin e Rodonit dhe të atij të Limionit në Sarandë, Partia Demokratike ka zbuluar detaje të reja duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për “favorizim të oligarkëve me vendimin korruptiv dhe klientelist”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, këshilltari për Ekonominë, Dorian Teliti, u shpreh se të dyja këto koncesione u dhanë me tendera fallco, ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët kreu i qeverisë kishte bërë pazaret që më parë.

Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit. Në këtë koncesion trafikanti i drogës i shndërruar në biznesmen pranë qeverisë, është bashkë me kompaninë R&T, e Renis Tërshanës”- tha Teliti.

Ndërsa, përsa i përket koncesionit tjetër, Teliti theksoi se i është dhënë për 30 vjet sipërmarrësve Shefqet Kastrati dhe Artan Dulakut. “Kastrati është oligarku më i ngushtë i Edi Ramës, që ka marrë koncesion 400 milionë euro të Rrugës së Kombit, furnizon ekskluzivisht prej 6 vjetësh me karburant qeverinë dhe ka përfituar leje ndërtimi në zonat e gjëlbërta të Tiranës.”- shtoi Teliti.

Sipas PD-së, porti i Sarandës i ishte dhënë më qira për 20 vjet kompanisë së biznesmenit Artan Dulaku dhe nuk dihet sesi qiraja u kthye në koncesionin “Dulaku-Kastrati”.

Deklarata e plotë:

Në kohë krize, në kohë tërmetesh, në kohë negociatash, në çdo kohë, Edi Rama nuk e ndal vjedhjen e Shqipërisë. Javën e shkuar në Bruksel, Bashkimi Europian diskutonte për hapjen e negociatave, kurse në Tiranë Edi Rama i dha me koncesion krimit dhe oligarkëve dy pasuri të mëdha strategjike të Shqipërisë: portin e jahteve në Kepin e Rodonit dhe portin e Sarandës.

Të dyja këto koncesione u dhanë me tendera fallco, ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë. Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit. Në këtë koncesion trafikanti i drogës i shndërruar në biznesmen pranë qeverisë, është bashkë me kompaninë R&T, e Renis Tërshanës.

Koncesioni i Portit të Sarandës i është dhënë për 30 vjet dyshes Kastrati-Dulaku. Kastrati është oligarku më i ngushtë i Edi Ramës, që ka marrë koncesion 400 milionë euro të Rrugës së Kombit, furnizon ekskluzivisht prej 6 vjetësh me karburant qeverinë dhe ka përfituar leje ndërtimi në zonat e gjëlbërta të Tiranës. Porti i Sarandës i ishte dhënë më qira për 20 vjet kompanisë së biznesmenit Artan Dulaku dhe nuk dihet sesi qiraja u kthye në koncesionin Dulaku-Kastrati.

Vendimet për të dhënë me koncesion dy pika të rëndësishme të pasurisë dhe sigurisë kombëtare tek krimi dhe oligarkët e Edi Ramës janë pazare të paracaktuara. Për to nuk pati garë reale, kompanitë e huaja u përjashtuan de facto, koha e plotësimit të dokumentacionit ishte shumë e shkurtër, duke eliminuar konkurrencën dhe duke i shndërruar vendimet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në vendime korruptive dhe klienteliste.

Kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian. Europa ka 6 vjet që e refuzon Ramën dhe krimin e tij. Europa do ta refuzojë atë deri sa ne ta largojmë nga pushteti dhe t’u kthejmë njerëzve qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme.



5 Comments

  1. I ka mbetur vetem cerdhet dhe kopshtet pa u futur Kastrati. Te gjitha keto koncesione duhen te prishen, jane pa gare reale

  2. Pse nuk flet PD , a do ti anulloje keto koncensione. A do ndjeke penalisht cdo zyrtar qe ka firmosur keto vjedhje. A do kete nje afat kohor se kur do ti beje dhe a ti realizoje me cdo kusht e cdo cmim anullimet e ketyre vjedhjeve mafioze ??

    1. NE ZHURME BEJME , POR PER TE KAFSHUAR NUK KAFSHOJME SE DO NA KAFSHOJNE ME VONE.
      PO KUR TE VIME NE NE PUSHTET , SI THUA TI , TE MOS VJEDHIM NE ?

  3. O telit,obez I ke trute,ju do ishit dakort vetem po ti fitonte keto koncesione Argita dhe jamarbri,kunati I luluse erion isufi,ku ishit ju kuckat kur salihu e mbushi kastratin me tendera,ku ishit ju kur damir fazllic bleu me pare xhepi mijera hektare toke,ku ishit ju shpellareshurrsa

  4. Pra,duke pare keto komente,fajin gjithmone e ka opozita.Meqenese opozita,kur na paska qene ne qeverisje,paska bere disa gabime,te mos ndihen fare per cdo gabim,megjithese 100 % me te madh se dikur,qe po na bejne rilindasit sot.Marshalla,sa hapur qe dilni,nuk ka nevoje te fshiheni,qofshi edhe te pa emer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *