• |
ide | kryesore

Stresi ngre flamurin e bardhë, komente pozitive ndaj Noizyt

Paparazzi, Slider



Noizy dhe Stresi për vite të tëra kanë tërhequr vëmendjen e mediave me marrëdhënien e acaruar mes tyre. Sherret, thumbimet e njëpasnjëshme dhe disset në këngë i thonin padyshim të gjitha. Mirëpo duket se dy reperët i kanë lënë pas armiqësitë. Kjo në fakt u vu re që para pak muajsh kur Stresi ndodhej në pishinë me miqtë e tij dhe të gjithë po dëgjonin këngën e Noizyt  “Nuk kan besu”, por së fundmi Stresi e ka vërtetuar me fjalët e tij diçka të tillë.

Në një intervistë për  “Glamour Zone”, reperi e ka përshkruar reperin me tre fjalë dhe i ka habitur të gjithë me mendimin që ka për kolegun e tij. “Ne reperët nuk jemi të këqinj e kemi zemrën e madhe. Nuk mund të njoh njerëzit aq shumë sa mendon. Artist i mirë, I suksesshëm, kot nuk jemi në treg”, është shprehur ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *