• |
ide | kryesore

Euro 2020, Rusia refuzon fanellat e reja, sepse… duken si të Serbisë!

Sport



Kanë ardhur fanellat e reja në kuadër të Euro 2020 e bashkë me to edhe polemikat e para. Në Itali, si fillim, ka bërë bujë uniforma jeshile e veshur nga Të Kaltrit në ndeshjen kundër Greqisë, por probleme ka edhe në vende të tjera. Rusia, për shembull, ka vendosur të mos i veshë fanellat e reja të krijuara nga Adidas. Uniforma e re duhet të përdorej për ndeshjet kundër Belgjikës dhe San Marinos, por nuk do të jetë kështu. Edhe në këtë rast, probleme me ngjyrat, siç shpjegon AS, por nuk ka zgjedhje të nxituara si në rastin e Axurrëve që u bënë… jeshilë. Çështja qëndron te mëngët.

RUSIA APO SERBIA? – Praktikisht, në Rusi kanë protestuar shumë për fanellën e re, sepse duket se i përshtatet më shumë… Serbisë. I gjithë faji është i zgjedhjes së dizajnit, që e paraqet uniformën klasike të kuqe dhe dy shiritat e ngjyrosur, në blu dhe të bardhë, te mëngët, elemente të cilat duhet të krijonin idenë e flamurit kombëtar rus. Gjithçka do të ishte mirë, nëse kompania gjermane nuk do të gabonte renditjen e dy ngjyrave. Pra mëngët, në vend që të paraqesin tringjyrëshin klasik rus (e kuqe, e bardhe dhe blu), tregojnë një version ndryshe: e kuqe, blu dhe e bardhë, ose më saktë atë të flamurit serb. E tepërt të thuhet që të gjitha uniformat i janë kthyer prodhuesit dhe që Rusia do t’i luajë të dyja ndeshjet e mbetura në grup me fanellat e vjetra.

NIET – Të paktën, deri sa gabimi të korrigjohet. Nga ana e tij, Adidas ka kërkuar ndjesë për gabimin dhe ka shpjeguar se do të marrë menjëherë masat për korrigjimin e tij. Ndërkohë fanellat e gabuara ruse kanë dalë në shitje, duke korrur madje edhe një sukses diskret. Një sinjal që tregon se ndoshta tifozët as që e kanë vënë re problemin. Sigurisht është e ditur që përballë çështjeve kombëtare dhe politike, më mirë të mos rrezikosh. Edhe pse në Europian Rusia është tashmë e kualifikuar, ndërsa Serbia jo. Në këtë pikë, nuk është rasti për të gabuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *