• |
ide | kryesore

Video / Stadiumi nuk e ndihmon Shqipërinë: Franca e para e grupit

F1, Sport



Eufori, dëshirë, grintë, por në futboll kaq nuk mjafton, sidomos kur përballë janë kampionët e botës. Franca tejkalon nxitjen e stadiumit të ri, duke marrë një fitore 0-2 në shtëpinë e re të kombëtares kuqezi. Deschamps përmbush misionin vend i parë edhe pa Mbappe.
Një fillim ritmik, me kuqezinjtë që u dukën në krahët e entuziazmit një skuadër e bukur. Lojë e shpejtë, finesë në pasime me francezët që pranuar presionin, pa rrezikuar në fakt asgjë. E pikërisht në daljen e parë përpara, Griezmann gjeti kokën e Tolisso në goditjen e dënimit për golin e avantazhit. Mesfushori I Bayern bëri shenjë heshtjen në Air Albania dhe është kështu. Shqipëria e ndjeu goditjen dhe lejoi edhe golin e dytë të Griezmann pa bërë shumë kundërshti.

Reja luajti kartat në pjesën e dytë me Roshin e Memushajn në fushë, për Lenjanin e Qosen dhe ritmi ndryshoi. Kuqezinjtë presuan, vertikalizuan e kërkuan thellësinë, duke shkuar pranë golit me Hysaj e Manaj që penguan njeri tjetrin nga dëshira për të shënuar golin e parë kuqezi në impiantin e ri. Franca megjithatë kontrolloi, si bëjnë kampionët e botës dhe mund të shënonin të tretin, por Giroud nuk e kishte fatin nga ana e tij, me topin që u stampua në shtyllë.

Nuk fituam, mbetëm në vendin e katërt në Grupin H, por nuk është se nuk e prishinënjë rezultat të tillë kundër kampionëve të botës. Stadiumi i ri nuk e nisi me fitore, por e nisi suksesshëm, duke u kthyer në një bonus për fushatën e ardhshme eleminatore, atë të Botërorit 2022…

 

 



4 Comments

  1. Te dhjere por krenare!

    Keta sikur kishin marre dhe bekimin e udheheqesit shpirteror.

    Vt, se mos e ndritem ne fusha te tjera te jetes.

  2. Stadjumi dukej i bukur. Fusha la per te deshiruar. Çfar m’shihet mbas parave te stadjumit eshte muhabet tjeter. Kombetarja jone dha maksimumin e mundshem te tyre. Duhet pergezuar Trajneri italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *