• |
ide | kryesore

Sánchez-Pizjuán, mallkimi i Klopp: “Është stadiumi që urrej më shumë”

Sport



Kampionët e Europës në fuqi, të parët në Premier League. Asgjë nuk mund ta ndalë Liverpool e Jurgen Klopp, asgjë përvec se, ndoshta, stadiumi i Sevilla Ramón Sánchez-Pizjuán.

E ka pranuar vetë tekniku gjerman në mikrofonin e faqes zyrtare të FIFA. Sipas asaj që bën të ditur edhe Marca, trajneri i Reds ka rrëfyer se ka ca probleme me stadiumin spanjoll në Andaluzi: “Nuk jam shumë i sigurtë se kush është stadiumi më i mirë në të cilin më pëlqen të luaj, por nuk kam dyshime mbi atë që urrej më shumë të luaj. Në Sevilla“. E gjermani karizamtik nuk ngurron as të japë shpjegimin përse: “Atmosfera aty është absolutisht një cmenduri. Bëhet një me fushën”.

E në fakt, ashtu si saktëson e përditshmja spanjolle, Klopp nuk ka patur eksperienca pozitive në atë stadium si kur drejtonte Mainz, si kur ishte në krye të Borussia Dortmund e madje edhe me Liverpool. Ndeshja e fundit e luajtur në fushën e Sevilla e ka parë skuadrën nga Merseyside të barazojë 3-3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *