• |
ide | kryesore

Meta i vendosur për referendum: Partitë dështuan, tani vendos vetë populli

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat pas takimit me Këshillin e Ambasadorëve. Ai tha se shumë shpejt shqiptarët do t’i drejtohen referendumit për të vendosur vetë.

“Populli shqiptar në Kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur referendumin në nenin 150. Si president i Republikës kam vendosur pas shumë përpjekjeve për të dialoguar dhe pas gjithë kësaj historie kukafshehti kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë popullit shqiptar referendumin. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që me këtë klasë politikë jeni të pashpresë. Ushtroni demokracinë direkte. Përndryshe këtu nuk do yë ketë më shqiptarë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas disa vitesh mos ia ndërrojmë emrin siç ia ndërruan stadiumin.” 



2 Comments

  1. o lapsi a ka mundesi mos na e nxirrni me surratin e ketij psikopati halucinant se na e shpifet. boll me me like floririn se na u neverit.

    1. mjafto te shkosh tek gazeta Dita, Tema,Klan TV etj etj dhe do shikosh ate kokainen qe te pelqen..Mo na hajde ketu se ndyn vendin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *