• |
ide | kryesore

Topi i Artë është vendosur: zbulohet një renditje, Ronaldo jashtë podiumit

F1, Sport



Për klasifikimin zyrtar duhet të presim ende edhe disa orë, por ndërkohë është zbuluar një renditje që duket e vërtetë. Po flasim për Topin e Artë dhe një listë e votuar po qarkullon në rrjet në orët e fundit. Ai që ka fituar trofeun prestigjoz të France Football është, sipas parashikimeve të ditëve të fundit, Lionel Messi, por surpriza ka të bëjë me Cristiano Ronaldo, që ka përfunduar jashtë podiumit I kaluar në hierarki nga Van Dijk e Salah.

Nuk është vetëm kaq, por edhe fakti që diferenca e portugezit nga tre të parët është e ndjeshme. Pleshti i Barcelonës ka marrë, sipas kësaj liste, 446 preferenca, qendrori i Liverpool kampion i Europës në fuqi 382 vota, Salah 179 e CR7 vetëm 133. Pas shpinës së Ronaldo janë vendosur i dy lojtarë të tjerë të Reds, Mané e Alisson, me Mbappé që është i shtati e ish-dyshja e Ajax De Jong e De Ligt në vendin e tetë dhe të nëntë respektivisht. Dhjetë më të mirë i mbyll Hazard, por pas disa orësh e gjithë historia mund të rezultojë ndryshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *