• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: Kylie dhe Travis nuk janë të ndarë

Paparazzi, Slider



Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë gati 2 muaj që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dyshja nuk e ka pranuar ende publikisht, megjithatë të gjitha veprimet e tyre të bëjnë të mendosh se nuk janë më bashkë.

Një gjë të tillë e ka traguar edhe motra e Kylie, Kim Kardashian në emisionin e Ellen DeGeneres.

Ellen e ka pyetur Kim se çfarë po ndodh mes Kylie Jenner dhe Travis Scott dhe Kim u përgjigj: “Sinqerisht nuk e di. Por mendoj se ata janë miq shumë të mirë dhe kujdesen në mënyrë të shkëlqyer për vajzën e tyre”.

Më pas kur është pyetur për një unazë diamanti që Kylie mban në gisht ajo ka treguar se motra e saj e ka blerë vetë dhe nuk e ka marrë nga Travis.

“Unaza e madhe…padyshim që ata nuk janë të fejuar dhe mendoj se ajo nuk e mban në gishtin e fejesës. E di që ajo…mendoj se e ka blerë vetë, sepse ajo na i ka treguar. Nuk e di statusin e tyre, nëse janë bashkë apo jo. Nuk mendoj se janë”, ka thënë Kim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *