• |
ide | kryesore

Renis Gjoka zbulon martesën e tij

Paparazzi, Slider



Renis Gjoka ka qenë i ftuar në “Shiko Kush LUAN” këtë të shtunë, ku ka folur jo pak për të rejat në jetën e tij personale. Për shumë vite nuk e njohu asnjëherë publikun me partneren e tij, deri sa një ditë, para pak kohësh, të gjithë mësuan se Renisi u bë baba i një vajze.

Tashmë, pas 10 vitesh ‘fshehtësie’ të plotë dhe me familjen e plotësuar, pyetja në “Ndaje ose haje” ka qenë shumë e thjeshtë: kur do të martohet çifti? Si gjithmonë, me lajme që mësohen me vonesë nga fansat e tij, Renisi bëri të ditur se në fakt, është martuar me partneren. “Jemi martuar në Bashki, ndërsa dasmën do e bëjmë vitin tjetër”, është shprehur Gjoka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *