• |
ide | kryesore

Ndarjet suprizë të vipave shqiptarë gjatë vitit 2019-të

F1, Paparazzi



Jeta private e yjeve të showbiz-it është gjithmonë në fokus të adhuruesve dhe mediave. Përgjatë këtij viti kanë qenë të shumta historitë që kanë pushtuar portalet dhe ndarjet kanë pasur një fokus të veçantë.
Ky vit duket se nuk ka qenë aspak i mirë për disa çifte që janë ndarë dhe ka pasur divorce të bujshëm.

Nora Istrefi-Robert Berisha

Prej 13 vitesh bashkë dhe prindër të një vajze, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, vendosën që këtë verë t’i jepnin fund martesës së tyre. Ishte vetë Roberti përmes një statusi në Instagram që tregoi se ai dhe Nora nuk do jenë më bashkë, por gjithë jetën do ta respektojë ish-bashkëshorten e tij.

Loredana-Mozzik


Ndarja e Loredanës dhe Mozzik është ndër më të përfolurat. Dyshja i dha fund marrëdhënies pak muaj pasi vajza e tyre Hana erdhi në jetë. Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e ndarjes dhe ata nuk kanë treguar si i kanë marrëdhëniet. Loredana dhe Mozzik kanë nisur procedurat e divorcit.

Stresi-Keisi


Stresi dhe Keisi i dhanë fund martesës së tyre, pasi reperi doli nga burgu. Teksa të gjithë prisnim dasmën e tyre ata treguan se janë ndarë dhe në një deklaratë të Keisit ajo tregoi se divorci është gati.

Arbana Osmani-Ardit Keron


Një tjetër ndarje e komentuar ishte pikërisht ajo e Arbana Osmanit me bashkëshortin e saj Ardit Keron, me të cilin ka edhe një djalë, Jonin. Çifti u nda në heshtje duke qenë se ish-partneri i moderatores nuk është figurë publike, por qe lidhja e saj e re me regjisorin Eduart Grishaj që nxori në pah këtë ndarje.

Rudina Dembacaj-Aleks

Çifti të cilët janë prindër të një vajze, ishin në qendër të vëmendjes për javë të tëra. Rudina vendosi të fliste për herë të parë e ftuar në “Wake up”, ku u shpreh se kanë filluar proçeset e divorcit që në muajin mars. Aktorja tregoi se për të kjo ka qenë periudhë shumë e vështirë dhe është munduar ta kalojë duke e ngarkuar veten me punë. Pavarësisht ndarjes, Rudina dhe Aleksi gëzojnë respekt për njëri-tjetrin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *