• |
ide | kryesore

Xheni tregon të vërtetën e lidhjes me Bernardin

Paparazzi, Slider



Xheni vijon të jetë në një lidhje me Benardin, edhe pas daljes nga Big Brother.

Lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritje, dhe këtë e ka treguar Xheni në një bashkëbisedim me ndjekësit.

Ndjekësit i kanë bërë pyetje të shumta në lidhje me Benardin, dhe Xheni nuk ka ngurruar të përgjigjet.

“Pse keni thënë se jeni ndarë ti dhe Benardi pas daljes nga Big Brother?’, shkruan një ndjekës.

“Ishim të ndarë”, është përgjigjur ajo.

“Po si ka mundësi që ti nuk ke asnjë foto me Benardin në Instagramin tënd?”, i shkruan një ndjekës tjetër.

“Sepse vendosëm të mos e bënim publike”, ka replikuar Xheni.

“Cila është arsyeja që e mbajtët lidhjen të fshehtë dhe larg rrjeteve sociale?”.

“Besoj se pas një ndarjeje nuk është mirë t’i bësh gjërat direkt publike, sepse nuk di as vetë si do të shkojë lidhja. Kjo ishte arsyeja”, ka treguar Xheni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *