• |
ide | kryesore

Modelja bie lakuriq nga kati i tretë, në luftë me jetën

Paparazzi, Slider



Modelja e njohur ruse, Ksenia Puntus prej orësh është duke luftuar për jetë.
Ditën e djeshme ajo është gjetur në disa shkurre, pasi mësohet se ka rënë nga kati i tretë.


Ajo ndodhej në apartamentin e të dashurit të saj dhe kur është gjetur nga borëpastruesit, ajo ka qenë thuajse lakuriq.
Ende nuk dihet nëse i dashuri i 21-vjeçares, Andrei Bakov ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.
Për disa orë me radhë ajo ka qëndruar jashtë në dëborë dhe temperaturat ishin -5 gradë.


Modelja e cila ka pozuar për “Russian Vogue” dhe “Tatler” pësoi lëndime në kokë dhe gjoks, si edhe një legen, ka thyer brinjë dhe këmbë.
Policia dyshon se pas ngjarjes fshihet diçka më shumë dhe modelja mund edhe të mos ketë rënë vetë, apo edhe dikush tjetër mund ta ketë hedhur aty.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *