• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund humbiste keq deri kur… debutoi Haaland: tre gola në 20 minuta

Sport, Video



Impakti me futbollin gjerman i Erling Haaland është i njëjtë me atë që norvegjezi bëri në Champions League: impresionues. Borussia Dormund humbiste keq në Augsburg, deri kur vendosi të hidhte në fushë 19 vjecarin. E atëherë muzika ndryshoi. Sulmuesi bëri debutimin në Bundesligë, duke ardhur nga pankina në minutën e 56-ë, me Dortmund në disavantazh 3-1 e i’u deshën vetëm 3 minuta për të shënuar golin e parë me ekipin e tij të re e për të treguar se tek Borussia ka një ‘sherif’ të ri.

Ishte sirena e alarmit për Augsburg, që nuk po arrinte ti merrte dot masat shtatlartit adoleshent, protagonisti absolut i takimit. Sancho barazoi dy minuta më pas e Haaland përmbysi takimin: gjithcka në 11 minuta nga hyrja e norvegjezit në lojë. Topi është i tij sepse në të 79 gjiganti fiksoi tregolëshin e tij personal në ndeshjen e parë e të realizuar në vetëm 20 minuta nga aktivizimi i tij.

GERMANY – BUNDESLIGA

FC Köln 3 – 1 Ëolfsburg
Mainz 05 1 – 2 Freiburg
Augsburg 3 – 5 Borussia Dortmund
Fortuna Düsseldorf 0 – 1 Ëerder Bremen
Hoffenheim 1 – 2 Eintracht Frankfurt

https://www.youtube.com/watch?v=9PHjhZKz_d0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *