• |
ide | kryesore

Video/ Dybala i jep asist, Ronaldo e puth në buzë: momenti bëhet viral

Sport, Video



Humori ndonjëherë është i cuditshëm, sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët. Mardhënia mes lojtarëve po e kur i shtohet edhe euforia e kombinuar me pakujdesinë gjërat dalin jashtë kontrollit. Kështu, në golin e fitores së Juventus kundër Parmës, një episod mori edhe më shumë vëmendje se vetë goli. Dybala i dhuroi një asist Cristiano Ronaldos, por në momentin e festimit mes tyre është shkëmbyer një puthje… në buzë. Pa dashje, por mjaftueshëm nxitëse për tu bërë virale.

Në fakt nuk është hera e parë që ndodh dicka e ngjashme: Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur asnjëherë afeksionin për numrin 10, duke e marrë shpesh në mbrojtje, e duke e mbështetur edhe në situata të tjera, si kur imitoi Dybala mask, kur mungonte argjentinasi në fushë. Pas ndeshjes kundër Spal, në mixzone, në momentin që kaloi pas Dybala, Ronaldo i pëshpëriti diçka në vesh kolegut të tij, duke e bëri të skuqej. Mos u keqkuptoni…është vetëm humor futbollistësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *