• |
ide | kryesore

Nantes kujton Emiliano Sala: fanellë speciale në përvjetorin e vdekjes

Sport



Një vit nga humbja tragjike, Nantes nuk harron Emiliano Sala dhe kujton me një fanellë speciale që lojtarët e klubit francez do të veshin në ndeshjen kundër Bordeaux. Ngjyrat bardheblu kujtojnë Argjentinën, vendi i lindjes i sulmuesit të pafat. Uniforma e vecantë e prodhuar në vetëm 800 ekzemplarë, është vënë në shitje për 80 euro e të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për dy klubet në të cilët ka luajtur Sala, San Martin de Progreso e il Proyecto Crecer.

Nuk është gjesti i parë që bën Nantes në respekt të Emiliano Sala, që humbi jetën pas rrëzimit të avionit me të cilin udhëtonte argjentinasi në Kanalin e La Manshit. Klubi francez vendosi të tërheqë më parë edhe fanellën me numër 9 të mbajtur nga Emiliano Sala në tre sezone e gjysëm në Francë: “Sepse Emiliano Sala do të bëjë gjithnjë pjesë tek legjendat që kanë shkruar historinë e madhe të FC Nantes, tërheqim numrin 9 që ka mbajtur ai” shkruhej në postimin e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *