• |
ide | kryesore

Çiklizëm/ Dëmtim i tmerrshëm në shpatull, vazhdon garën: “Fytyra ime tregon sa e vështirë ishte”

Sport



Sporti është vërtetë pasion, por ka ca raste kur mund të quhet i ekzagjeruar. Nuk ka fjalë tjetër për ciklistin italian Elia Viviani, që po vazhdon garën në Australi, në një gjendje fizike të rënduar. Ciklisti është rrëzuar gjatë një etape, pak ditë më parë, duke patur shenjat e dukshme të incidentit.

Një shpatull e katandisur keq, që i jep probleme të mëdha në bicikletë, por që nuk e ka ndaluar të vazhdojë pjesëmarrjen e tij Tour Down Under australian. “Unë besoj se fytyra ime tregon gjithcka në lidhje me sa e vështirë ishte etapa e sotme për mua” shkruan ai në një postim në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *