• |
ide | kryesore

Bojkot kampionatit: Episodet kundër, në dy ndeshjet e fundit, kanë tërbuar Bylis

Sport



Presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, ka paralajmëruar se Bylis mund të mos dalë në fushë për ndeshjen e ardhshme. Shkak i këtij qendrimi të artikuluar nga presidenti i klubit kanë qenë gabimet arbitrale që kanë rënduar në rezultatin e ndeshjeve, ku 2020 ka nisur me dy humbje. Pikërisht dy gola për tu anulluar, që i dhanë fitoren Tiranës në kryeqytet të mërkurën e një penallti e padhënë kundër Teutës në Durrës kanë përshkallëzuar qendrimin e mallkastriotëve.

Surpriza e kampionatit e dyta në përfundim të 2019, duke kërcënuar madje kreun, ka kontestuar vendimet e arbitrit Laver Alla dhe nuk është fjala vetëm për penalltinë e pa akorduar. Drejtuesit e Bylis kanë rezerva për arbitrimin e gjithë ndeshjes së humbur 1-0 kundër Teutës, por penalltia ishte nga ato, sic u shpreh zv trajneri Arbri që nuk kanë nevojë të jesh kompetent për ta dalluar.

E gjitha kjo vetëm 4 ditë nga sfida e Selman Stërmasit kundër Tiranës, që mori tre pikët me fitoren 2-1 ku goli i Kale ishte për tu anulluar për marrjen e topit me dorë nga braziliani dhe në minutën e 6 shtesë, nga 4 të akorduara, erdhi goli i Ngoo në pozicion të dyshimtë jashtë loje e duke përdorur dorën për ta cuar topin në rrjetë. Presidenti Kapllanaj, ka bërë të qartë se kështu nuk vazhdohet dhe nëse arbitrat vendosin ndeshjet kështu, ndoshta më mirë është që Ballshi mos ketë fare futboll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *