• |
ide | kryesore

Koncensioni i sterilizimit në SPAK, Rama: Ju kanë kërdisur papushim me gënjeshtrën se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave të opozitës për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se e vërteta nuk është ajo që thuhet.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se, sipas tij, “e vërteta është se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se ia hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet”.

Mesazhi i Ramës:

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet?

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane?

Ju kanë kërdisur papushim me gënjeshtrën se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO, NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT?

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat).

#ShëndetësiaqëDuam?
#ShqipëriaqëDuam??☀️



10 Comments

  1. E ke gabim, sepse asnjeri nuk ka iluzionin qe po ia dhuron privatit. Perkundrazi, njerezit jane te bindur qe po ia dhuron vetes tende. Pikerisht per kete arsye zgjodhe nje emigrant te humbur ne Itali dhe jo nje kompani prestigjoze Italiane apo gjermane.

  2. Po ivodhe ti leket opalloshi anetes ti fytyr balg qe pi nje kile kokaina te permendesh se ke vajtur ne te sateme

  3. Kryleshministri po thotë që privati po punon me paret e tij e po investon që të na i lërë ne popullit në fund. Ja futëm! Stabilizimi paska qënë shumë keq, statistikat mungojnë ama. Kemi qënë nga vendet më me probleme dhe tani jemi në mesataren europiane. Asnjë fakt apo statistikë, besoni vetëm fjalët e kryeministrit. Sa harxhojnë europianët për sterilizimin e sa harxhojmë në për numër operacionesh, a është private a shtetërore procedura në spitale shtetërore jashtë dhe sa shpenzohet për të, sa kushtojnë instrumentet e operacionit dhe ato të sterilizimit që nuk kishim mundësi ti blinim e ti pajisnim spitalet, prap pa përgjigje. Mu mbush mendja që na kanë gënjyer, se ashtu thotë kryeministri!

  4. Po mer kaqol, te mos besojme mediat por te besojme surratin tat. Kete timin do marresh ne zgjedhje,sado te mundohesh

  5. Nuk eshte idiot por kryemashtrues , i neveriteshem , i peshtire ,i PA edukate , drogaxhi , perfaqeson boten e krimit . Nje gje nuk kuptoje nuk e di ky kryeM…… qe po behet i PA deshirueshem dhe i urryer nga populli , ketu mendoje se shfaq idioteizem

  6. Pardje Beqja dhe sot vetë Skenderbeu i pushtetit, dy aksionerët mafiozë që nëpërmjet një fshatari emigrant nga Vlora përlajnë më e pakta 40% të miliardave të sterilizimit, nëpërmjet propagandës gëbelsiane po përgatisin terrenin për të justifikuar vendimin e paracaktuar të ASPAK-ut për ta nxjerrë të pastër këtë rrjepje gjigande të paprecedent në asnjë vend tjetër në botë.

  7. Rama ka te drejte kur thote se eshte genjeshter qe PPP e sterilizimit eshte para publike qe i dhurohet privatit.
    Parate e koncensionit i merr vete Rama dhe zarat e tij ministra nepermjet bedeleve gjoja aksionere.
    Thene popullorce, per te zier nje pale vegla ne autoklav(tenxhere me presion), Rame PPP-ja ju merr shqiptareve plot 220 mije lek,e jo vetem,ju merr edhe para te tjera per korentin dhe ujin e sterilizimit te cilat ju faturohen shqiptareve e jo PPP-se.
    Te njejten pune, sterilizim veglash ne autoklav me te cilen eshte operuar truri zemra e barku e nuk ka vdekur njeri nga veglat, qe deri dje me gjithe uje e korent nuk kushtonte me shume se 4-5 mije leke te vjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *