• |
ide | kryesore

Zeman krijon polemika me fyerjen seksiste ndaj futbollisteve: “Gratë qendrojnë në kuzhinë”

Sport



Zdenek Zeman nuk është i ri për fazat provokatore e pa filtra, por dalja e fundit e bohemit është e destinuar të ngrejë pluhur. Objekt i diskutimit ishte rritja edhe në Itali e lëvizjes femërore në futboll: “Shpresojmë që rritje ta mund të vazhdojë – ka komentuar Zeman -, por në Itali futbolli femëror vjen gjithnjë prapa. Cështje kulture: zakonisht në Itali gratë rrinë në kuzhinë…”.

Një frazë e rëndë të cilës tekniku bohem tentoi ti hiqte keqkuptimin: “Nuk e di nëse është e rëndë ajo që thashë, por e sigurtë është se meshkujt duhet të hanë”. Debati është i hapur e edhe në këtë rast fjalët e Zeman nuk do të kalojnë pa vëmendje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *