• |
ide | kryesore

Edhe pse i martuar prej 27-vitesh, moderatori anglez pranon publikisht se është gay

Paparazzi, Slider



Prezantuesi anglez i “ITV”, Phillip Schofield, ka shokuar publikun me deklaratën e tij vetëm pak orë më parë në Instagram. Megjithëse është i martuar prej 27 vitesh dhe ka dy vajza, Schofield ka pranuar publikisht se është gay.

Moderatori tregon se bashkëshortja dhe dy vajzat e tij e kanë ndihmuar të pranojë këtë të vërtetë që e mundon prej kohësh.

“Me forcën dhe me mbështetjen e gruas dhe vajzave të mija, jam pajtuar me faktin se jam gay. Kjo gjë ka shkaktuar shumë biseda në shtëpi. Unë jam martuar me Steph për gati 27 vjet, dhe kemi dy vajza të bukura, Molly the Ruby. Familja ime më ka mbajtur kaq afër, ata janë përpjekur të më gëzojnë, të më mbysin me dashuri, pavarësisht konfuzioneve të tyre. Megjithatë, ende nuk mund të fle, dhe kam pasur momente të errëta”- ka rrëfyer ndër të tjera moderatori.

Gjithashtu, ai shtoi se fakti që është homoseksual është një arsye më shumë që ai të festojë e të ndihet krenar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *