• |
ide | kryesore

Stilistët nga Kosova veshën këta vipa që parakaluan në tapetin e kuq të “Oscar”

Paparazzi, Slider



Në ceremoninë e rëndësishme të Oscars, përveç ndarjes së çmimeve vëmendje të madhe tërhoqi edhe veshja e VIP-ave gjatë parakalimit në tapetin e kuq.Secili u mundua të tërhiqte vëmendjen me veshjen e tij dhe për t’u dukur sa më mirë, personazhet zgjodhën të vishen nga stilistë të suksesshëm.Në mesin e këtyre të fundit bëjnë pjesë edhe tre stilistë shqiptarë; Valdrin Sahiti, Drenusha Xarra dhe Dona Matoshi.Valdrini stiloi fustanin saten në ngjyrë bojëqielli për prezantuesen Kristin Cavallari, e cila shkëlqeu në daljen e saj.

View this post on Instagram

 

OSCARS

A post shared by Kristin Cavallari (@kristincavallari) on


Gjithashtu, stilistja Drenusha Xarra zgjodhi një fustan saten në ngjyrë të verdhë për prezantuesen Xixi Yang. Fustani kishte një të çarë në njërën këmbë si dhe bust që i ekspozonte prezantueses dekoltenë.

 

View this post on Instagram

 

Beautiful @xixiyang wearing #drenushaxharra at the Oscars 2020

A post shared by DrenushaXharra•FashionDesigner (@drenushaxharra) on

Edhe stilistja Dona Matoshi veshi Blac Chyna-n me një fustan të zi me detaje ngjyrë blu tek duart dhe shpatullat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *