• |
ide | kryesore

6 filma të Bong Joon Ho që janë në nivelin e ‘Parasite’

Paparazzi, Slider



“Parasite”  bëri histori në OSCARS, duke u bërë filmi i parë jo në gjuhën angleze që fiton “Best Picture”, ku në gjithë historinë e Oscars janë nominuar vetëm 11 filma ndërkombëtarë në kategorinë e “Filmit më të mirë”.

Për tifozët e regjisorit Bong Joon Ho, filmi i të cilit fitoi edhe për “Regjinë më të mirë”, “Skenarin më të mirë” dhe “Filmin më të mirë në gjuhë të huaj”, Oscar qe padyshim një arritje e jashtëzakonshme, megjithëse ai punon prej vitesh dhe ka sjellë disa filma që meritojnë vëmendje po aq sa “Parasite”.

Quentin Tarantino, siç theksoi edhe Bong në fjalimin e tij në Oscars, ka qenë ndër të parët që është përpjekur të sjellë filmat e Bong në botën anglishtfolëse.

Filma të tjerë që sugjerojnë fansat e Bong janë:”Barking Dogs Never Bite”(2000)

I frustuar nga qentë që lehin me zë të lartë, Sung-jae Lee organizon një luftë kundër qenve në apartamentet rrotull.

“Okja” (2017)

Për 10 vite, Mija ka qenë kujdestare dhe shoqëruese e vazhdueshme e Okja-s, një kafshë masive, për të cilën kujdeset në shtëpinë e saj në mal. Por gjithçka ndryshon kur Okja-n e trasportojnë në New York.

“The Host” (2006)

Një përbindësh i paidentifikuar shfaqet në lumin Han në Seul dhe vret me qindra njerëz dhe rrëmben Hyun-Seo. Kur familja e saj mëson se po mbahet rrob, vendosin ta shpëtojnë atë. “The Host” është filmi me fitimin më të madh i të gjitha kohërave në Korenë e Jugut.

“Memories of Murder” (2003)

Një dedektiv i njohur në qytet ndihmon dy policë të hetojnë një vrasës serial.

“Snowpiercer” (2013)

Një eksperiment që tenton të ndalojë ngrohjen globale shkon keq dhe shkakton një epokë akullnajash.

“Mother” (2009)

Një e ve (Kim Hye-ja) jeton me djalin e saj me probleme mendore, (Won Bin) në një qytet të Koresë së Jugut, ku ajo pastron dhe shet bimë medicinale. Nëna dhe djali bëhen pjesë e një makthi, ku zbulohet trupi i vrarë i një vajze. Pasi akuzat rëndojnë mbi të birin dhe sistemi i drejtësisë nuk funksionon, nëna merr kontrollin e situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *