• |
ide | kryesore

Halsey, nënë, pavarësisht aborteve

Paparazzi, Slider



Hasley publikoi albumin e saj të ri, “Maniac”, muajin e kaluar dhe një prej këngëve, “More”, flet për dëshirën e saj më të madhe, atë të pasurit një fëmijë.

Teksa promovon albumin e ri, Hasley ka treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë që ta bëjë këtë këngë, sidomos pasi bëri publik kohë më parë faktin se ka kaluar 3 aborte spontane, për shkak se vuan nga endometrioza, një patologji gjinekologjike që bën pjesën e brendshme të mitrës të rritet jashtë saj.

Megjithatë, duket se tani këngëtarja 24-vjeçare është gati për të folur dhe ndarë ekspereincën e saj sërish. Në një intervistë për “The Guardian” Hasley thotë se abortet dhe operacionet që i është nënshtruar e kanë bërë të ndihen më keq se çdo gjë tjetër. “Kam përjetuar diçka që nuk mund ta kisha nën kontroll dhe nuk mund të bëja atë për të cilën ndodhem në këtë planet, biologjikisht. Pastaj duhet të ngjitem në skenë dhe të jem një simbol seksi, feminiteti dhe një grua e fuqishme? Është diçka që të demoralizon.”- rrëfen artistja, e cila kishte dhe një lajm të mirë për të ndarë. Duket se pavarësisht patologjisë nga e cila vuan, asaj i është thënë nga doktorët se do mund të bëhet nënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *