• |
ide | kryesore

VIDEO/ Atentati i dyfishtë në Durrës, gjendet një makinë e djegur në Rrogozhinë

Lajme, Të fundit



Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov nga persona ende të paidentifikuar teksa u qëlluan nga një automjet në ecje. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 14, njohur si Nishtulla, në rrugën afër tregut të perimeve.

Viktimë mbetën Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish-i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Anxhelo Avdia. Pak minuta pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në hyrje të Rrogozhinës.

Dyshohet se u përket autorëve që ekzekutuan me kallashnikov dy personat në lagjen Nishtulla. Një nga viktimat ka ndërruar jetë në vend dhe ai vijon të jetë i shtrirë në rrugë, teksa tjetri ka humbur jetën rrugës drejt spitalit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *