• |
ide | kryesore

Euro 2020 rrezikohet seriozisht: ndërhyn tani OBSH-ja

Sport



Sikur të mos mjaftonin shtyrjet dhe anullimet e ndeshjeve dhe dative të limituara të lira në calendar, në kampionatet kombëtare apo edhe kompeticionet europiane, tashmë për presidentin e UEFA-s Ceferin vjen një cështje edhe më e rëndësishme, që ndoshta mund ti japë zgjidhje edhe problemeve të tjera. Uefa nuk do të donte, por sipas të gjitha mundësive Euro 2020 mund të ketë një tjetër datë zhvillimi. Uefa po mundohet të të shpëtojë Euro 2020 e të konfirmojë zhvillimin e kompeticionit në datat e parashikuara.

Por situata globale e lidhur me emergjencën koronavirus rrezikon vërtetë të shtyjë turneun, duke e bërë qeverinë e futbollit europian të ndryshojë planet. Hipoteza kishte kohë që qarkullonte, për shtyjen në muajin gusht, ose për në 2021, por tashmë tek cështja ka ndërhyrë edhe organizata botërore e shëndetësisë, që vetëm pak orë më parë ka folur për herë të parë për një pandemi. Një alarm që ka bindur vetë përfaqësuesit e OBSH-së të kontaktojnë Uefa-n për të gjetur një rrugë veprimi të përbashkët.

Ajo që komplikon gjithcka është edicioni i ardhshëm i Europianit, që për herë të parë nuk luhet në vende të ndryshme të kontinentit. Një telash më shumë duke parë se Covid-19 është tashmë një problem që i takon të gjithë vendeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *