• |
ide | kryesore

Rrëfimet e Gigi Hadid në publik

Paparazzi, Slider



Gigi Hadid në intervistën e fundit për Harper’s Bazaar foli gjatë për famën, frikërat e saj apo dështimet, por ndryshe nga herët e tjera, pyetjet i bëheshin nga miqtë e saj të famshëm. Intervista e pazakontë u bë me pyetje nga Taylor Swift, Kendall Jenner, Serena Williams, etj dhe Gigi-it s’i mbeti gjë tjetër veçse të rrëfehej.

Taylor Swift: Më impresionon fakti që sado e menjëhershme apo stresuese të jetë situata në të cilën ndodhesh, ti vepron në çast. Eshtë kjo diçka që të vjen natyrshëm? E ke patur gjithmonë. “Me kalimin e kohës, kam kuptuar që ndihem më shumë e lirë kur shpreh veten, qoftë kjo përmes veprimeve që bëj, fjalëve që them apo atyre që shkruaj. Të jesh i ndershëm gjithnjë do të të çojë drejt një gjëje të mirë, edhe nëse më parë duhet të kaloësh nëpër ndonjë situatë të sikletshme. Njeriu nuk gabon kurrë nëse thotë atë që ndjen dhe të vërtetën. Gjithnjë do të mësosh diçka të re!”- i përgjigjet Gigi këngëtares.

Nga ana tjetër, Kendall ishte kureshtare të dinte se çfarë jeta në fermë i ka mësuar mikeshës së saj.

 “Ferma gjithnjë më ka kujtuar dhe ka kthyer në jetën time kënaqësitë më të vogla. Më ka lejuar të t’i mbush ditët me gjëra të vogla që më bëjnë të lumtur, siç është të merrem me kopështin, yoga, gatimi apo të kujdesem për kafshët. Më ka bërë mirë të mos mendoj si duken flokët e mi, çfarë kam veshur apo të mos shqetësohem se po fotografohem nga paparacët. Të jem larg qytetit dhe syrit të njerëzve më bën të ndihem sërish fëmijë dhe kjo lloj lirie është shërim për mua.”

Serena Williams: “Je ekzaktësisht i njëjti njeri që unë kam njohur që kur ishe 16-vjeç. Si ia ke dalë të qëndrosh kaq mirënjohëse, e dashur dhe me këmbë në tokë si atëherë?

“Mendoj se e kam parë gjithnjë veten njësoj. Pavarësisht se një pjesë e mirë e ëndrrave të mia janë kthyer në realitet dhe kam fituar shumë eksperiencë, dialogu im i brendshëm ka qenë gjithnjë i referuar ndaj reflektimit të vetes. Kam dashur gjithnjë të jem e integruar dhe ky ka qenë fokusi im kryesor. Shtoji kësaj faktin që jam Dem, ka apo s’ka lidhje me këtë…Gjithnjë kam ndjerë një lloj lidhjeje kur njerëzit thonë se Demat bëjnë paqe me kohën e Tokës dhe janë të strukturuar. Përpiqem të shoh më të mirën tek njerëzit dhe në fillim i kujtoj vetes se çdo njeriu po përpiqet në diçka që të rritet dhe po bën më të mirën e tij!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *