• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Këta janë fëmijët e parë me emrat “Karantinë”, “Kovid”, “Korona”

Lapsi Leaks



Një çift në Indi ka emërtuar foshnjën e porsalindur Karantinë. Foshnja i përket gjinisë mashkullore.

Vogëlushi lindi në fshatin Bacheri në rrethin Sheopur të Indisë qendrore, të hënën gjatë izolimit të vendit, raporton Daily Mail.

Kur personeli pyeti se çfarë emri duhej shkruar në certifikatën e lindjes, nëna e djalit Manju Mail dhe babai Raghunath thanë që ta emërtonin Karantinë.

“Emri i tij është Lockdown (Karantinë në gjuhën shqipe), pasi lindi në periudhën e karantinës”, deklaroi babai për Times of India. Ditë më parë, një çift indian kishte emërtuar binjakët Corona dhe Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *