• |
ide | kryesore

Djokovic, zemër kampioni: serbi ndihmon financiarisht spitalet në Bergamo

Sport



Lidhja e Novak Djokovic me Italinë është e ngushtë. Fillimi i karrierës së numrit 1 në botë ka kaluar nga Como e gruaja e tij Jelena ka studiuar në Bocconi. Këtë tenisti serb e ka treguar jo vetëm me inkurajimin për Italinë në profilin e tij në Instagram, por me një gjest konkret. Drejtori i përgjithshëm i Asst Bergamo Ovest ka zbuluar se Djokovic hka bërë një dhurim për spitalet e Treviglio-Caravaggio e Romano di Lombardia, në front të parë gjatë këtyre javëve në emergjencën koronavirus.

Në ditët e kaluara, tenisti serb e bashkëshortja, falë fondacionit të tyre, kishin dhuruar një milion euro për blerjen e aparateve respiratore e materialit shëndetësor në Serbi. “Kurrë nuk e prisnim të shihnim në llogarinë tonë rrjedhëse të Asst Bergamo Ovest, – ka treguar drejtori i Asst Bergamo Ovest, Peter Assembergs – një dhurim nga një dërgues kaq prestigjoz. Në këto ditë shumë kompani, ente, shoqata, apo individë, na kanë qendruar pranë e i falenderoj të gjithë për bujarinë e treguar. Por të lexoje, mes dhuruesve, edhe emrin e lojtarit më të mirë në botë në tenis, Novak Djokovic, më emocionoi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *