• |
ide | kryesore

Champions e Europa League, ja datat e përcaktuara për të gjitha ndeshjet

F1, Sport



Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e kompeticioneve europiane: mes të martës 21 e të enjtes 23 prill, Uefa do të mblidhet së bashku me 55 federatat e saj, klubet e Eca e ligat europiane për të vendosur datat se kur do të rinisë e kur do të përfundojë Champions e Europa League. Sipas një informacioni paraprak të Sky Sport, për momentin hipotezat në tavolinë janë dy, nga të cilat një më e pritshme: kompeticionet europiane do të luhet të gjitha në gusht.

Uefa ka vendosur prej kohësh 31 gushtin, kur kampionatet kombëtare duhet të jenë të mbyllur, si limit i pakalueshëm për të mos kondicionuar sezonin pasardhës, por tani janë përcaktuar edhe datat e sakta për dy Kupat.

CHAMPIONS LEAGUE – Ditët e vendosura për rinisjen, që do të thotë zhvillimin e kthimit të 1/8 të finaleve, janë 7 e 8 gusht e pastaj skuadrat e kualifikuara në cerekfinale duhet të përballen me një tur force me ndeshje cdo tre ditë deri për të mbërritur tek finalja, e parashikuar për në 29 në stadiumin Ataturk të Stambollit. Cerekfinalet e vajtjes duhet të luhen në 11 ose 12 gusht, me kthimin në 14 ose 15, ndërsa gjysëmfinalet duhet të luhen mes 18-19 (vajtje) e 21-22 gusht (kthim).

EUROPA LEAGUE – Rinisja e fiksuar për në 2 ose 3 gusht me sfidat e vajtjes së 1/8 të finales, e kthimin të programuar për në 6. Cerekfinaler janë parashikuar në 10 (vajtja) e 13 gusht kthimi, ndërsa në 17 e 20 duhet të jenë datat për gjysëmfinalet e finalja do të luhet në datën 27 në Arena Danzica, në Poloni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *