• |
ide | kryesore

Publikohen bisedat e Harry-t me babain e Meghan

Paparazzi, Slider



Dokumentat e dorëzuar në emër të Dukeshës së Sussex vërtetojnë se Princ Harry i dërgoi disa mesazhe Thomas Markle më 14 maj – shkurtimisht pasi Thomas njoftoi se s’do të ishte i pranishëm në dasmën e tyre më 19 maj.

Harry i tha se ai dhe Meghan nuk i mbanin mëri që s’do të vinte në dasmë. Më 14 maj 2018, Princ Harry i shkruajti: “Tom, Harry jam sërish! Kam vërtet nevojë të flas me ty. Nuk ke pse kërkon falje, i kuptojmë rrethanat, por nëse e bën publike këtë gjë, thjesht do të përkeqësosh gjendjen.

“Nëse e do Meghan dhe do të rregullosh punët me të, të lutem më telefono. Janë dy mundësi të tjera që nuk përfshijnë median, që padashje shkaktoi këtë situatë. Të lutem, më telefono që ta shpjegoj. Unë dhe Meg nuk jemi të nevrikosur, thjesht duhet të flasim me ty. Faleminderit,” shkruajti ai. Mesazhet u publikuan si pjesë e padisë së Dukeshës së Sussex kundër Associated Newspapers, që boton Mail on Sunday, për cënim të privatësisë dhe shkelje të të drejtës së autorit pasi gazeta publikoi pjesë të një letre që Meghan i kishte shkruar të atit, dërguar pak kohë pas dasmës me princin.

Sipas gazetës, Meghan i ishte ankuar të atit sepse ai s’i kthente përgjigje tentativave të saj për kontakt. Veprimet e tij “i thyen zemrën në një milion copa.”

Artikulli origjinalë në Mail on Sunday përfshinte edhe aludime nga Thomas Markle. Sipas tij, ai është përpjekur disa herë për të rregulluar marrëdhënien. Avokatët e Dukeshës thanë se mesazhet u publikuan për të dëshmuar realitetin, që dallon rrënjësisht nga rrëfimet e Thomas Markle. Në një tjetër mesazh, Harry i shkruan Thomas: “Nëse i përgjigjesh shtypit, për çfarëdolloj gjëje, do të përfundojë keq. Më beso Tom. Vetëm ne mund të të ndihmojmë, si të kemi ndihmuar që nga fillimi.”

Thomas nuk iu përgjigj Harry-t, por publikoi një deklaratë në TMZ dhe njoftoi se kishte përfunduar në spital pas një infarkti. Një ditë më vonë, më 15 maj, Meghan i shkruajti të atit: “Të kam telefonuar gjithë fundjavën dhe s’i je përgjigjur asnjërës. Jam shumë e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë tënde. Kemi marrë masa për të të mbrojtur, por s’e di ç’mund të bëj më shumë nëse ti s’më kthen përgjigje. A ke nevojë për ndihmë? A mund të dërgojmë një tjetër ekip truprojash? Më vjen shumë keq që je në spital, por të lutem na shkruaj. Ku ndodhesh?”

Meghan i shkruajti sërish dhjetë minuta më vonë për t’i thënë se i kishin dërguar një ekip truprojash për t’u kujdesur për të, por Thomas i refuzoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *