• |
ide | kryesore

Portret i paautorizuar/ Pëllumb Pipero, doktori që vjen nga spitali ushtarak i komunizmit

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Evis Nasto/Për të janë thurur këngë, bejte dhe MEME pa fund. Është shnëdrruar në një simbol kulturor në median klasike dhe në rrjetet sociale duke fituar simpatinë e gjerë të publikut në kohë të vështira për ekzistencën njerëzore.

Nuk bëhet fjalë për një artist e ca më pak për një politikan. Ai është një mjek veteran në Spitalin Infektiv në QSUT, të cilin unë kam patur rastin ta njoh dhe nga afër në një intervistë në studio disa vite më parë.

Mjeku më popullor i momentit, Pëllumb Pipero pozon me picën që i ...

Doktor Pëllumb Pipero është një nga ata mjekë që ende nuk e ka humbur besnikërinë ndaj parimeve të Hipokratit për të cilat është betuar 39 vite të shkuara kur përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjeksisë. Një besnikëri që tregon shumë për vlerat karakteriale të tij duke qenë se profesionin e mjekut dhe specializimin si infektolog erdhën si rrjedhojë e rastësisë dhe jo zgjedhjes personale.

E tillë ishte jeta për çdo të ri në diktaturë ku fatet i kishte në dorë Partia-Shtet dhe jo individi. Për një familje të madhe si ajo nga vinte djaloshi Pipero, me 4 vëllëzër të tjerë dhe 2 motra, të ndiqje pasionet ishte një luks i paarritshëm, sidomos kur e drejta për studimet e larta nuk ishte një mundësi e akesueshme për të gjithë shqiptarët. Ndaj kur 18-vjeçarit i doli e drejta për të studiuar mjekësi në vitin 1976, ai nuk u ndje edhe pse në mendjen e tij fshihej dëshira për të studiuar filozofi.

“Atë vit – kujton Pëllumbi në një intervistë për një të përditshme – për filozofi shkoi vetëm një student dhe mua më sollën në mjekësi. Kam punuar dyfishin e kolegëve të mi…” Mjekësia mund të quhej një rastësi e këndshme për të nëse do të krahasohej me peripecitë e tjera që iu desh të përballej.
Studimet i përfundoi me mesataren 9.86 dhe pas stazhit 1 vjeçar, ëndërronte që së paku të mund të qendronte në Fakultet si pedagog, kështu mund t’i përkushtohej studimeve dhe hulumtimit shkencor.

Por të qenurit student i shkëlqyer nuk e privonte Partinë nga e drejta për të vendosur se ku duhej të emëroheshe. Pëllumb Pipero u emërua mjek në Spitalin Ushtarak duke u rekrutuar kështu pa dëshirën e tij në rradhët e Forcave të Armatosura. Ishte moda e fletërrufeve dhe doktori i ri, krejt pa përvojë, kujton se u përpoq të jepte më të mirën në spitalin ushtarak, aq sa falenderimet e bujshme me fletërrufe të ngjitura pas murit u bënë të tepërta për xhelozinë e kolegëve. Nuk vonoi emërimi i ri në një repart ushtarak në Ndroq.

Bluzat e bardha janë paragjykuar"/ Pipero: Ja çfarë do mbaj mend ...

Qasja e tij e parë si mjek me të sëmurë ndodhi pikërisht në këtë repart. Me thjeshtësinë që e ka karakterizuar ngahera doktori kujton “nuk ishte kaq e thjeshtë të përballej me të sëmurin për një mjek pa shumë përvojë si ai, por gëzohej kur njerëzi i thonin ‘Je doktor i mirë!’ ” . Një optimist i lindur, doktor Pipero ia doli të shikonte gjysmën plot të gotës gjatë qëndrimit në Ndroq duke u kredhur në lexime që e ndihmuan në studimet pasuniversitare.

Ai nuk u tremb as kur në vitet e rikthimit si zv/dekan për pjesën e Ushtrisë në Fakultetin e Mjeksisë, ish ministrja e arsimit asokohe e kërcënoi me varje në trekëmbësh për vonesën në dhënien e përgjigjies së analizave për helmimin e disa studentëve, vetëm sepse ai përdori termin e panjohur për zyrtaren e nomeklaturës së kuqe “mbjellje të bakterit”. Vetëpërmbajtja, një veçori kaq esenciale për një mjek dukshëm ishte e pranishme tek doktori i ri. Ajo çka mungonte ishte rezistenca ndaj gjakut. Provat e shumta në kirurgji duke asistuar në operacione doktorin e njohur asokohe Ismail Feta dështuan të gjitha. Ishte konstatimi i drejpërdrejtë i Fetës “Pëllumb, ti nuk bën për kirurgji” – që e pozicionoi më pas doktorin tek infektivi.

Rastësi ose jo, doktor Pëllumb Pipero u gjend përballë sprovës më të madhe të tij si mjek në një kohë lufte me një virus që asnjë personalitet i mjekësisë dhe kërkimit shkencor në botë nuk di të jap një informacion të detajuar për natyrën e këtij patogjeni vdekjeprurës. Prej mëse një muaj, ai është protagonist në çdo studio televizive, jo vetëm për përvojën e tij të gjatë në mjekësi, sepse në këtë betejë fronti i mjekëve u pasurua me shumë figura të shquara që iu përgjigjën thirrjes për shërbim, paçka se kishin dalë në pension.

Dr. Pipero fitoi një pëlqyeshmëri të gjerë në publik për karakteriskat e tij humane që ndryshe nga shumë mjekë të tjerë nuk i ka humbur me kalimin e kohës.

Alienizimi me vuajtjet e të sëmurit, zhbërja e shqetësimit të familjarit janë tipare që i ndeshim rëndom vitet e fundit tek bluzat e bardha. Për shumë rrethana, janë të rrallë mjekët të cilët dinë të shpjegojnë me një gjuhë të thjehtë për pacientin gjendjen e tij shëndetsore, duke fituar kështu bashkëpunimin dhe besimin e të sëmurit, që cilido profesionist me përvojë e di se është thelbësisht e rëndësishme për të fituar betejën me çdo sëmundje dhe me këtë pandemi.

Dr.Pëllumb Pipero është një nga këta mjekë, që duke gërshetuar përvojën me humanizmin, ia ka dalë që sëbashku me ekipin e Infektivit të rikthejë besimin dhe popullaritetin e humbur të bluzave të bardha në këto kohë lufte për ekzistencën njerëzore.



23 Comments

  1. Por policet dhe mesuesit paguhen gati njesoj me mjeket ne vende te mbaruara si Shqiperia.
    Kudo ne Evrope e jashte saj Mjeku pagueht disa here me shume se nje polic, me gjithe rerspektin, apo se nje mesues…
    Po kush do ta ndryshoje kete mosdiferencim, Komunistet?

    1. Dikur të shkoje për mësuesi në Tiranë, duhet ta kishe mesataren të lartë sa kandidatët që shkonin për mjekësi, thjesht çështje miku ishte ajo që përcaktonte mjekësi, apo mësuesi. Edhe studentët, por edhe vlerësimi më pas ishte njëlloj.

      Sot, për mjekësi shkojnë me mesatare 10 absolute, ndërsa për mësuesi edhe pse e ke mesataren 6 dhe me part time, me ndihmën e partisë bëhesh mësues dhe e merr pagën afërsisht sa mjeku por duke çedukuar brezin e ri.

      Atëherë i bie që nqs nuk do të të stimulonte paga, askush nuk do të shkonte për mësuesi.

      Kush do të edukojë brezin e ri? Pesaxhinjtë me part time?

      Në Athinën e vjetër Platoni thoshte kështu: “Nqs një athinas hiqet si këpucar, pa qenë i tillë, atëhere e keqja më e madhe do të jetë se athinasit do t’u vriten këmbët nga këpucët, por…. në qoftëse një athinas hiqet si mësues pa qenë i tillë atëherë pasojat do të jenë katastrofike.”

  2. Propozoje per cmimin Nobel ne mjekesi ,kurse per cmimin e paqes propozo Ilir hajdutin e floririt krye kusarin e shqiperise,doktoreshe te shkences Monen e plepave te plazhit ne Durres,kurse krye.k propozoje per lider boteror, se si duket terezia ,ai te paguan qe shkruan per Piperon sikur ka shpikur vaksinen kunder kovidit,o pika thuaj.

  3. 14.28 me lot. edhe lider mund ta ket shkrujt. kush e di pse .ai eshte gjithmon 3 hapa para se helbete eshtw 3 hapsh. varet .kur i meren kembet mund te shkoje 10 hapa mbrapa. atehere u vjen ne ndihme mamica like & mona hajduteri lulush kamarjeri sal legjenda rr elb e plot e plot. u sa kam qesh. cmimi nobel.

    1. Nuk kisha parë prej kohësh idiot të qeshë me me atë që shkruan vetë, ose mund të jeni vërtet 2 idiotë, koinçidencë!!!?

  4. Eshte nje shkrim per tu lavderuar per arsyetimin, detajimin e plote te ngjarjeve me te cilat ka ardhur jeta e ketij njeriu qe gezon respekt dhe e ka te pa imponuar por te fituar ne masen 100% me mund, sakrifice e ne kuptimin e plote te fjales me djerse ne ftohta e te ngrohta nen ato veshje te plastike anticovid qe po mbajne veshur gjithe kohes.
    Dr.Pellumb Pipero eshte njeriu i vitit per mendimin tim. Shkencetar, optimist, perparimtar, real, mbi te gjitha i njerezishem. Bravo Evis Nasto per shkrimin dhe per portretizimin e ketij heroi edhe pse nga ky portal lapsi.al (per te cilin respekti me eshte shuar prej kohesh) paska shume pak njerez dashamires qe ne vend qe te gjykojne me zemer e mendje gjykojne me hallate. Nga lapsi.al duhet ta emeroni goma.al se dini te fshini mire titujt dhe ti emertoni si tju vije me mbare. Turp te keni.

    1. Te TemA e Meros…… vetem aty s’t’i luajne titujt. Aty e verteta del lakuriq, si ne plazhet e Frances….

  5. KY PIPERO ,PASI TE NXJERR KOKEN NGA BYTHA E EDI RAMES ,YMER GELBAZA DHE CARLO BOLINO E FUT KY PIPERO

  6. Ky eshte nje rrote kari qe thone se ka vjedh sa i ka dash bytha me Tit Vasilin ke ministria e shendetsise. Boll thuret lavde per kete shimpaze pasi asnjehere nuk eshte degjuar per ndonje merite ne mjekesi, po thuaj SHqiperi hesapi futja pordhes kot e bej artikuj

  7. Mire more djema mire-le ta bejne -Hero -te punes Socihaleiste-te pakten.Te mos e lene pa shperblyer, sepse ju beri dhe po ju ben jehone -VKM-te qeverise dite per dite dhe nate per nate.

  8. Dr Pipero pershendetjet me te mira.Ngelesh njeri dhe doktor i mire.sepse edukata dhe shkolla qe ke marre jane te pazevendesueshme .
    Sot nuk ka ngelur qen apo gomar pa u bere gazetar,doktor,mesues, ose dhe shqip foles qe nuk dine asgje pervecse sharjes dhe hjadutllikut.
    Njeriu ne natyre si qeni ne bibliteke.
    No coment.

  9. Ju qe komentoni ketu, me emra, pa emra, rrumpall, stalina e titina, kini parasysh qe te mos ngaterroni tastieren e kompjuterit me kembezen e pistoletes. Trimeria e mire eshte te ajo qe thuhet ne sy. Dhe jam 100% i bindur se ky i fundit shalqiri dhe shume si puna e ketij jo vetem qe po ta kene perballe Dr.Piperon dhe ato qe kane permendur me gojet e pista skane b… ti thone gjysmen e fjales e jo me te bilbilosin pa vend e pa fre. Jeni seriozisht per te ardhur keq per nivelin e inteligjences qe konkuroni me peshkun dhe akoma me keq per nivelin e kultures qe e keni negativ, pra, nen 0. Seriozisht per te ardhur keq. Ne kohe te tilla ku pretendohet qe te kete sadopak ndergjegjesim dhe solidaritet nder te tjera, nje pike reflektimi per veten dhe per ata qe rrezikojne dite per dite jeten, ske si mos te shpresosh se do te behemi ndonjehere nje vend i paster nga plehrat kur ka plehra qe sa hapin gojen iu duket se cfare qelbin perbrenda. Mjere ju qe sjeni as si te mjeret e hygoit.

  10. Doktorr pipero tha 3 here a me shume qe po vjen piku i pandemise dhe shume serioz per cka po thoshte. Piku nuk erdhi. Tani o i ka hik pini doktorrit ose i ka hik puku pikut. Po servet pellumbin e ka gje doktorrri.

  11. Pipero tip servili!
    Shko puno,leri intervistat në TV!
    Ka figura më të rëndësishme në Infektiv sesa Pëllumbi…
    Prof.Kraja,Tritan Kalo,Najada Çomo,Arjan Harxhi…ohuuuu kur i vjen radha Piperos….!??

  12. Mos eshte -centrifuga -vete ai qe ben -Filozofin-,qe e mbron me fanatizem-Piperon-me pseudonim lesh-camus albert-O-dru varripo te jesh me tru te mpire si ty nuk e kupton kete dalje te njepas njeshme te ketyre -servilave-te qeverise.Ne fillim tha;qe nuk kane pse duhen maskat e gerr-verr -sepse nuk kishte asnje cope gjendje ministria e shendetesise kur sot tere mjekesia moderrne ,mjeket me te shquar te rruzullit tokesor rekumandojne ato.Paskesaj ti o lamgaraq qe ma ke marre ne goje emrin o je bythelepirsi ityre ,o je ndonje vemje qe punon ne minestrone e -MANASTIRLLICES.

  13. Mos eshte -centrifuga -vete ai qe ben -Filozofin-,qe e mbron me fanatizem-Piperon-me pseudonim lesh-camus albert-O-dru varripo te jesh me tru te mpire si ty nuk e kupton kete dalje te njepas njeshme te ketyre -servilave-te qeverise.Ne fillim tha;qe nuk kane pse duhen maskat e gerr-verr -sepse nuk kishte asnje cope gjendje ministria e shendetesise kur sot tere mjekesia moderrne ,mjeket me te shquar te rruzullit tokesor rekumandojne ato.Paskesaj ti o lamgaraq qe ma ke marre ne goje emrin o je bythelepirsi ityre ,o je ndonje vemje qe punon ne ministrine -MANASTIRLLICES.

  14. Mjek te zote kishte gjermani ne kohen e Rajhit ; nuk po ve ne dyshim qe eshte i zoti si mjek po te qendroj i tille e mos ti perzij fushat duke u perdorur si mjet ; nuk eshte asnje e 1000 e mjekut Raul ne France, po ca profesjonalizmi mban ky i fundit ne qendrimet e tij….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *