Një infermiere, e cila po kujdesej për një të moshuar, e cila vdiq nga koronavirusi, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit. Në pranga u vu Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, e cila i shërbente Barbara Gust 86 vjeçe nga Koldorado SHBA.
Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore. Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29-vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë rikthyer familjarëve të viktimës.


mjafton ta shohësh në foto për të kuptuar prirjen për krimin