• |
ide | kryesore

Dybala i infektuar nga 21 marsi: tamponi i katërt pozitiv për sulmuesin

Sport



Asnjë simptomë, por vazhdon rruga e gjatë e Paulo Dybala kundër Covid-19. Sulmuesi i Juventus ka rezultuar pozitiv edhe në tamponin e katërt, sipas asaj që bën të ditur El Chiringuito de Jugones. Sëmundja që është diagnostikuar në 21 mars, bashkë me të edhe e fejuara Oriana Sabatini, vazhdon të jetë prezent në organizmin e argjentinasit. Joya është prej 40 ditësh në karantinë në shtëpinë e tij në Torino e pret ende të shohë dritë në fund të këtij tuneli të gjatë.

40 ditë, sa për të kuptuar sa problematik është ky koronavirus. Ditë që Dybala i ka kaluar në shoqërinë e të fejuarës së tij, ndërsa tashmë ka nisur edhe të stërvitet, si ka treguar ditë më parë në rrjetet sociale. Fantazma e Covid-19 është akoma e pranishme për Dybala, pavarësisht se nuk ka shfaqur asnjëherë simptoma të rënda. Katër tampone të përsëritura në kohë që kanë dhënë të gjithë rezultat pozitiv dhe ky është shqetësimi i madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *